Lajme
Ministria e Bujqësisë, demant shkencor raportit të ELUP-it për tokën
Tashmë është iniciuar procesi i analizimit në aspektin shkencor i të dhënave të raportit, të cilat nuk përkojnë njëra me tjetrën.
Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural nuk heshtë përballë të dhënave në raportin e ELUP-it, në të cili në thuhet se toka bujqësore në Kosovë është e kontaminuar.
Këto të dhëna po synohet të demantohen shkencërisht, nga Ministria e Bujqësisë.
Ministri Blerand Stavileci, ka deklaruar para deputetëve të Komisionit parlamentar për Bujqësi, ku ishte ftuar të diskutohej në lidhje me këtë raport, se tashmë është iniciuar procesi i analizimit në aspektin shkencor i të dhënave të raportit, duke shtuar se ato nuk përkojnë njëra me tjetrën.
“Rezultatet dhe konkludimet e dhëna në raport nuk përkojnë me njëri- tjetrin, dhe ky është vetëm një fakt se aty ka shumëçka të pavërtetë”, ka deklaruar Stavileci, raportojnë mediat e Kosovës.
Konstatimet e tij, se Ministria do ta çojë deri në fund nismën për të demantuar raportin, i kanë mbështetur deputetët e partive opozitare që përfaqësojnë në këtë Komision, “Vetëvendosjes” dhe LDK-së, kurse ata të AAK-së kanë munguar në këtë mbledhje.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









