Lajme

Ministria e Arsimit: Nuk ka marrëveshje me Turqinë për historinë

MASHT: Qeveria e Kosovës nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje që nënkupton ndryshimin e teskteve të historisë

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka reaguar ndaj lajmit të disa mediave se Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje për ndryshimin e teskteve të historisë. “MASHT njofton të gjithë opinionin publik se as Qeveria e Kosovës, e as MASHT nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje që nënkupton ndryshimin e teskteve të historisë. Për më tepër, Qeveria e Kosovës dhe as MASHT nuk ndryshojnë historinë, sepse ajo është çështje e studiuesve”, thuhet në reagim.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në reagim thotë se që nga fillimi ka qenë tansparente në punën e vet dhe me kohë ka formuar një Komision të ekspertëve, të cilët do të analizojnë se a përmbajnë apo nuk përmbajnë fjalë fyese dhe pasaktësi shkencore tekstet shkollore në Kosovë.

MASHT mbetet e përkushtuar që të elimonojë gjuhën e urrejtes dhe pasaktësisë shkencore nga të gjitha tesktet shkollore dhe jo vetëm në atë të historisë.