Zhvillim
Ministria e Arsimit, marrëveshje me Caritas-in zviceran
Ky projekt do të mundësojë që të pajisen 150 institucione të arsimit parafillor me pajisje moderne, por edhe me edukatorë dhe mësues të përgatitur për moshën e fëmijëve
Sot, në Ministrinë e Arsimit është bërë nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit mes përfaqësuesit të Caritas-it zviceran dhe ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami. Me këtë marrëveshje mbështetet Strategjia Kombëtare për Edukimin parashkollor
Siç bëhet e ditur në një komunikatë për medie, të lëshuar nga MASHT, Marrëveshja ka për qëllim promovimin e një edukimi gjithëpërfshirës parashkollor në Kosovë, në përputhje me standardet e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme dhe lehtësimin e integrimit të fëmijëve në sistemin e edukimit parafillor në Kosovë.
Ministri Bajrami, me këtë rast theksoi se, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të investojë në edukimin parafillor, sepse investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është investim në të ardhmen e një shteti. Ai me këtë rast ka vlerësuar se, me nënshkrimin e kësaj Marrëveshje me Caritas-in Zviceran, do të investohet në ngritjen e kapaciteteve dhe standardeve të ofrimit të arsimit parafillor.
“Ky projekt do të mundësojë që të pajisen 150 institucione të arsimit parafillor me pajisje moderne, por edhe me edukatorë dhe mësues të përgatitur për moshën e fëmijëve, sepse bëhet fjalë për shkollim në fëmijëri të hershme”, tha ministri Bajrami, ndërsa theksoi se të investosh në fëmijë të vegjël, do të thotë të investosh në të ardhmen e një shteti.
Ministri Bajrami, po ashtu, rithekoi angazhimin e vazhdueshëm për ndërtimin e një sistemi gjithëpërfshirës në kuptimin shumëdimensional, me theks të veçantë ofrimin e një arsimimi cilësor për komunitetet pakicë.
Ndërsa Krystyna Marty Lang, ambasadore e Zvicrës në Kosovë ka theksuar se, Projekti i Caritas-it Zviceran është në harmoni me Strategjinë Kombëtare të Kosovës për Edukimin Parashkollor që është i sponsorizuar nga MAShT dhe nënshkrimi i sotëm konfirmon mbështetjen e palëkundur të Zvicrës për Kosovën.
Nga ana e tij, shefi i misionit të Caritas- it Zviceran, Kreshnik Basha tha se përmes këtij projekti, Caritas-i do të ofrojë mbështetje për arsimim parashkollor në tërë Kosovën”, thuhet në përfundim të komunikatës..
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










