Bota
Ministri turk flet për vizitën e sulmuesit të Zelandës së Re në Turqi
Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Abdulhamit Gjul, theksoi se vizita në Turqi e terroristit, i cili kreu sulm ndaj dy xhamive në Zelandën e Re, ka qenë më shumë se udhëtim turistik, njoftoi agjencia Anadolli.
“Është e qartë se vizita në Turqi nga ana e personave që e kryen sulmin në Zelandën e Re, është më shumë se vizitë turistike”, theksoi Gjul gjatë qëndrimit në agjencinë Anadolli.
Më së paku 50 myslimanë janë vrarë dhe gjithashtu po aq janë lënduar, kur në 15 mars terroristi Brenton Tarant (28), i lindur në Australi, hyri në xhamitë Al Nur dhe Linvud në Krajstçërç dhe me armë zjarri i ka gjuajtur besimtarët, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë më të rinj se 18 vjeç.
Sipas personave zyrtarë turq, terroristi e ka vizituar Turqinë dy herë më 2016, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
“Kompetentët theksuan se e vlerësojnë mundësinë që terroristi të ketë ardhur në vend që të kryejë operacion terrorist ose vetëvrasës”, informoi Anadolli.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










