Feja
Ministri Murati viziton “Kishën e Fan Nolit” në Boston
“Kisha kënaqësinë që së bashku me komunitetin shqiptar në Boston dhe përfaqësuesit e shoqatës “Kosova” të vizitojmë Katedralen e Shën Gjergjit, e njohur si Kisha e Nolit"
“Nuk ka historia e kulturës dhe politikës shqiptare figurë më poliedrike se Fani Noli. Nuk ka diçka më konsensuale në veprimet politike të Nolit sesa autoqefalia e ortodoksisë shqiptare, e cila përfundimisht e ka çimentuar unitetin e kombit shqiptar dhe faktin se ky komb është krijuar duke integruar fetë e ndryshme e jo duke u bazuar në ndonjërën prej tyre”. Kështu ka deklaruar ministri i Diasporës i Kosovës, Valon Murati në një postim ne fb, të dërguar nga SHBA ku është duke qëndruar për vizitë.
“Kisha kënaqësinë që së bashku me komunitetin shqiptar në Boston dhe përfaqësuesit e shoqatës “Kosova” të vizitojmë Katedralen e Shën Gjergjit, e njohur si Kisha e Nolit, aty ku më 1908 filloi beteja për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare. Isha i nderuar me pritjen e bërë nga At Arthur Liolini i cili na shpjegoi për historinë e kishës dhe rolin e Nolit. Sigurisht edhe për shkak të kontekstit nuk më ka rënë të vizitoj një objekt fetar me aq shumë simbole kombëtare. Më pas vizituam edhe varrin e Nolit dhe varrin ku ka qëndruar Konica para se të kthehej në atdhe. Sigurisht është obligim i të gjithë shqiptarëve që amanetin për kthimin e trupit të Nolit në atdhe ta bëjmë sa më shpejt realitet.
Në mbrëmje u takuam edhe me aktivistë e biznesmen të komunitetit shqiptar dhe përfaqësues të shoqatave “Kosova” dhe MAS Besa” me të cilët biseduam për projektet e ministrisë në fushat e arsimit, kulturës dhe ekonomisë si dhe mundësive të thellimit të bashkëpunimit me komunitetin shqiptar në Boston. Përfaqësuesit e bizneseve i informuam edhe për çështje konkrete rreth projekteve të cilat ata planifikojnë t’i realizojnë në Kosovë”, thuhet në fund të postimit të ministrit Murati.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










