Lajme
Ministri Makolli, pritje për “Qendrën e shqiptarëve” të Britanisë së Madhe
Gjatë këtij takimi, ministri Makolli u njoh për së afërmi me aktivitetet e Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, u takua të premten me një delegacion të Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe. Makolli u premtoi përfaqësuesve të tyre se institucioni të cilin ai e drejton do t’i përkrahë dhe do të bashkëpunojë në vazhdimësi me të gjitha shoqatat shqiptare kudo që ato veprojnë.
Gjatë këtij takimi, ministri Makolli u njoh për së afërmi me aktivitetet e Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe, shkruan telegrafi.com.
“Sot, ne e morëm lajmin e mirë për krijimin e Qendrës së shqiptarëve në Britani të Madhe, falë angazhimit të Forumit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhe dhe përkrahjes së biznesmenit dhe kontribuuesit të Shoqatës Ardhmëria, Joel Galer. Ne jemi të gatshëm bashkërisht t’i hartojmë strategjitë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve kudo që ata jetojnë”, tha Makolli.
Kryetari i Forumit të Bashkimit të Shoqatave Shqiptare në Britani të Madhë, Lutfi Vata tha se qëllim kryesor dhe i përbashkët do të jetë edukimi i fëmijëve për të ruajtur traditën, gjuhën dhe kulturën të cilës ata i takojnë.
Sipas tij, krijimi i qendrës, që do të vihet në shërbim të shqiptarëve do të jetë ndihmesë e madhe në aspektin organizativ.
Biznesmeni dhe mbështetësi i shqiptarëve në Britani të Madhe me prejardhje izraelite, Joel Galer, njëkohësisht donatori kryesor për krijimin e Qendrës së shqiptarëve në Britani të Madhe, tha “ne duam që shqiptarët t’i shohim të jenë në rrugën e zhvillimit dhe prosperitetit dhe asnjëherë nuk do ta kursejmë kontributin tonë për këtë popull me të cilin na bën të ngjashëm edhe e kaluara jonë”.
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz