Lajme
Ministri Makolli priti përfaqësuesit e mësimit shqip në Suedi
Në delegacioni kishte pjesëtarë të mësimit të gjuhës shqipe në Diasporë dhe përfaqësues të arsimit dhe të kulturës nga pala suedeze
Me rastin e realizimit të ekskursionit mësimor –kulturor në Kosovë dhe në Shqipëri ”Ta njohim atdheun” të 110 nxënësve dhe mësuesve me mësim plotësues nga Suedia, i organizuar nga Ministria e Diasporës dhe të bashkëkoordinuar nga MASHT-i, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, priti një delegacion të përfaqësuesve të arsimit dhe të shoqatave nga Suedia.
Delegacioni ishte i përfaqësuar nga pjesëtarë të arsimit plotësues të gjuhës shqipe në Diasporë, si dhe nga përfaqësues të arsimit dhe të kulturës nga pala suedeze.Ministri Makolli u dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe e falënderoi shtetin suedez për mbështetjen dhe trajtimin e mirë që kanë shtetasit e Kosovës në Suedi.
“ Suedia ka përkrahur dhe vazhdon ta përkrahë edhe sot shtetin e Kosovës , ka mbi dhjetë vjet që Kosova ka dalë nga lufta dhe pa mbështetjen e miqve tanë nuk do të mund të dilnim nga ajo gjendje tepër e rëndë që ndodhej Kosova në fund të luftës “, theksoi, ministri Makolli.
Në vazhdim, ai foli për rolin që ka luajtur mërgata jonë në organizimin e jetës në Kosovë nën okupimin serb, ndihmë kjo që e vlerësoi vendimtare për qëndresën dhe mbijetesën nën atë okupim të egër.
Ministri Makolli, në vazhdim, i njoftoi për punën që po bën Ministria e Diasporës përkitazi me mësimin plotësues në Diasporë dhe i njoftoi ata për projektet e mëtutjeshme të Ministrisë, duke e potencuar organizimin e projektit të ardhshëm “Konferencën kombëtare për institucionalizimin e mësimit plotësues në Diasporë”, në të cilën përfundimisht do të qartësohen mënyrat e organizmit, koordinimi, planprogramet, avancimi dhe një sërë faktorësh relevantë për zhvillimin dhe cilësinë e mësimit plotësues në Diasporë.
Ministri Makolli shprehu interesimin e tij për avancimin e kuadrit mësimor dhe sqaroi mundësitë për mënyrat e organizimit të përgatitjeve për këtë proces shumë të rëndësishëm , që do të realizohet nga MeD-ja, MASHT-i dhe Universiteti i Prishtinës, gjithnjë duke e koordinuar punën me vendet mikpritëse, ku jeton e vepron diaspora e Kosovës.
Përfaqësuesja e palës suedeze e falënderoi ministrin Makolli për mikpritjen në Republikën e Kosovës dhe u shpreh e kënaqur me punën dhe rezultatet që tregojnë nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptarë në Suedi.
Edhe përfaqësuesi i prindërve të nxënësve, i pranishëm në takim, shprehu falënderimin e tij për angazhimin e Ministrisë së Diasporës dhe kujdesin që ka treguar në këta muaj të themelimit të saj. Përgëzoi ministrin Makolli dhe vlerësoi lart punën e Ministrisë së Diasporës. Në takim u cilësua si akt shumë i rëndësishëm themelimi i Ministrisë së Diasporës dhe u vlerësua se në Diasporë janë intensifikuar dukshëm hapat e parë dhe pozitive të punës së ministrisë.
Ministri Makolli i falënderoi edhe njëherë mysafirët dhe i inkurajoi për sukseset e mëtutjeshme në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kulturor, duke u angazhuar edhe në integrimin sa më të madh të komunitetit tonë në të gjitha sferat e jetës , në shtetet ku jetojnë.
Një grup i nxënësve dhe arsimtarëve nga Suedia në një eskurzion një javor do ta vizitojnë në Kosovën dhe Shqipërinë. Eskurzioni u organizua në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga Ministria e Diasporës, me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, si dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, thuhet në njoftim.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












