Lajme
Ministri Makolli kërkon vende deputetësh për mërgatën
Në Komisionin për Ndryshimin e Kushtetutes, ka dërguar një kërkesë për rezervimin e vendeve për mërgatën në Kuvendin e Kosovës
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makollit, ka bërë të ditur se në Komisionin Parlamentar për Ndryshimin e Kushtetutes, ka dërguar një kërkesë që ka të bëjë me rezervimin e vendeve për mërgatën në Kuvendin e Kosovës.
Po ashtu, ai në Komisionin për Ligjin Zgjedhor ka dërguar një kërkesë për ndërtimin e kapaciteteve për votim fizik të mërgimtarëve në vendin ku jetojnë.
Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare”, Makolli ka theksuar së këto janë dy çështje drejt realizimit të së drejtës së mërgimtarëve.
Ai ka thënë se është i shqetësuar për ruajtjen e identitetit kombëtar të mërgimtarëve.
“Në këtë kuadër po bëjmë përpjekje që ta rrisim pjesëmarrjen e fëmijëve të mërgimtarëve tanë në mësimin plotësues të gjuhës amtare”, ka theksuar Makolli.
Ministri Makolli, ka konfimruar se janë në proces të arritjes së marrëveshjeve me Turqinë, Zvicrën dhe SHBA, për hapjen e qendrave kulturore.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











