Shqipëria
Ministri Majko: Mobilizim kundër rrezikut të pashtetësisë
Pashtetësia është një rrezik që kërkon mobilizim ndërinstitucional, bashkëpunim dhe koordinim, jo vetëm mes ministrive e agjencive të ndryshme shtetërore dhe shoqërisë civile, por edhe marrëveshje ndërshtetërore me ato vende ku rasti i shqiptarëve pa shtetësi është më i theksuar,shkruan Diasporta.gov.al, përcjell albinfo.ch.
Është përgjegjësi e institucioneve shqiptare të sigurojnë që të gjitha detyrimet ndërkombëtare dhe rajonale në lidhje me të drejtën e shtetësisë, të jenë plotësisht të përfshira në ligjin vendas dhe të zbatohen në praktikë”
Kështu u shpreh Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko në fjalën e mbajtur gjatë konferencës ku u prezantua raporti “Hartëzimi i popullsisë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri”.
Raporti është rezultat i një iniciative të ndërmarrë nga UNHCR në Shqipëri dhe Shoqata e Ndihmës Ligjore Tiranë (TLAS) TLAS në 2017, për të koordinuar përpjekjet me Qeverinë për të përmirësuar identifikimin dhe regjistrimin e personave në rrezik të pashtetësisë.
Sipas studimit, 1031 persona janë në rrezik të pashtetësisë në Shqipëri, kryesisht për shkak të vështirësive për të konfirmuar shtetësinë e tyre.
Numri i përgjithshëm ka të ngjarë të jetë më i lartë, pasi personat në rrezik të pashtetësisë shpesh mbeten të padukshëm dhe janë të vështirë për t’u identifikuarshkruan,Diasporta.gov.al, përcjell albinfo.ch.
97% e atyre që janë identifikuar si të rrezikuar nga pashtetësia në Shqipëri, janë fëmijë. Shkaqet primare të raportuara janë: lindja jashtë territorit shqiptar, lindja e prindërve që nuk janë të martuar, lindja në shtëpi dhe lindja në spitale ose në njësitë e maternitetit që mbajnë të dhëna të pasakta personale mbi nënën.
Mes të lindurve jashtë territorit shqiptar, shumica e fëmijëve kanë lindur në Greqi. Komunitetet rome dhe egjiptiane janë veçanërisht të prekura nga ky fenomen.
Raimonda Bozo, Drejtore Ekzekutive e TLAS, tha se pashtetësia mund të konsiderohet si pengesa e parë nga e cila rrjedhin të gjitha pengesat e tjera.
“Raporti i Hartëzimit ka gjetur se fëmijët janë ende në mënyrë joproporcionale në rrezik të pashtetësisë, veçanërisht ata që lindin jashtë Shqipërisë. Qeveria shqiptare duhet të rishikojë kuadrin ligjor përkatës dhe bashkëpunimin ndërshtetëror në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare “ – tha znj Bozo.
Në këtë aktivitet, u prezantua gjithashtu edhe raporti “ROMËT PËRKASIN – Pashtetësia, Diskriminimi dhe Margjinalizimi i Romëve” .
Rekomandimet nga të dy raportet theksojnë rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit ndërministror dhe ndërkufitar, sigurimin e qasjes në ndihmë juridike falas për ata më të pafavorizuarit, zvogëlimin e pengesave administrative për regjistrimin e lindjeve dhe harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet ndërkombëtare,shkruan Diasporta.gov.al, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












