Bota
Ministri Maas: Gjermania ka një problem terrori, quhet ‘terrorizëm i djathtë’
Vrasja e politikanit Walter Lubcke në Gjermani, president i presidiumit të Kaselit, ka ngritur shqetësime të forta në shtetin më të madh të BE-së, për shkak të forcimit të grupimeve të djathta ekstremiste. Janë pikërisht grupet e djathta neo-naziste që dyshohet se qëndrojnë pas vrasjes së Lubcke dhe zyrtarët e Qeverisë federale kërkojnë tolerancë zero ndaj ekstremizmit.
Në një shkrim të publikuar në gazetën ‘Bild’, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas thekson se “terrori është terror dhe këtu nuk ka asgjë për t’u relativizuar.”
Duke kërkuar që gjermanët të tregojnë se janë më shumë se radikalët e djathtë apo anisemitët që kërkojnë ndarjen, Maas thotë se Gjermania ka një problem terrori.
“Injorimi mund të jetë vdekjeprurës dhe ne duhet ta quajmë këtë më në fund ashtu siç është, terrorizëm i djathtë”, shkruan Maas në ‘Bild’.
Ministri gjerman kërkon që për të ardhmen e shoqërisë dhe bashkëjetesës, të reagohet që në familje dhe në rrethin shoqëror kundër këtyre fenomeneve.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer e ka barazuar ekstremizmin e djathtë në një nivel me terrorizmin islamik, shkruan TCH, përcjell Albinfo.ch.
Walter Lubcke, politikan pro-refugjatëve, u vra në 2 qershor në rezidencën e tij dhe 45 vjeçari i arrestuar për ngjarjen ka lidhje me grupin neo-nazist ‘Combat 18’.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur mëngjesin e së dielës në Itali, duke i marrë... -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










