Shqipëria
Ministri i turizmit u kërkon falje turistëve spanjollë
Grupi i turistëve spanjollë kishin pasur një konflikt me nj pronar të një lokali. Ministri i Turizmit Blendi Klosi kishte thënë se kjo kulturë nuk është shqiptare dhe një sjellje e tillë është e papranueshme.
Një grup turistësh spanjollë të cilët kishin shkuar në Shqipëri për vizitë dhe turizëm, ishin rrahur dhe konfliktuar me një pronar të një lokali.
Madje i dyshuari ishte arrestuar nga ana e policisë së shtetit.
Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministri i Turizmit në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi.
Ai ka njoftuar se ka takuar turistët e huaj në Sarandë ku edhe u ka kërkuar falje në emër të Qeverisë Shqiptare.
Sipas Klosit një ngjarje e tillë është e papranueshmë dhe se ajo që përjetuan turistët spanjollë nuk është traditë e shqiptarëve.
“Në mëngjes me familjen e pushuesve nga Spanja, që dje përjetuan një eksperiencë konflikti në Himarë, që nuk është as në traditën shqiptare të mikpritjes dhe as në kulturën tonë për trajtimin e miqve. Por, siç e tha edhe përfaqësuesi i familjes Galdon, një njeri i vetëm nuk përfaqëson Shqipërinë, sikundër vlerësoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe interesimin e drejtpërdrejtë të Qeverisë”, ka shkruar Klosi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













