Kosova
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë: FSK-e gatshme të përballet me kërcënimet nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës mund të përballet me çdo kërcënim që mund të vijë nga Serbia, e cila ka dislokuar ushtrinë në numër të madh pranë kufirit me Kosovën.
Maqedonci për “Anadolu” ka folur në lidhje me tensionet e fundit me Serbinë, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri dhe planet për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe marrëdhëniet ushtarake turko-kosovare, ndërsa ka vlerësuar se vendosja e njësive të shumta të ushtrisë serbe në jug të territorit të saj, afër kufirit me Kosovën, paraqet rrezik për vendin.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm. Njësitet e FSK-së janë të gatshme kundër të gjitha llojeve të kërcënimeve dhe rreziqeve me të cilat mund të përballet vendi ynë”, ka thënë ai.
Tutje, sipas tij, ushtria dhe xhandarmëria serbe kanë 48 baza operative afër kufirit me Kosovën.
Maqedonci ka deklaruar se Kosova dhe vendet e tjera fqinje e shohin armatimin e ushtrisë serbe dhe blerjen e sistemeve të ndryshme të armatimit nga Kina, Rusia dhe Irani si kërcënim të vazhdueshëm për sigurinë, teksa tha se këto veprime bazohen në politikën hegjemoniste dhe agresive të Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës dhe fqinjëve të tjerë, transmeton albinfo.ch.
“E gjithë kjo është thënë qartë. Së fundmi ka pasur deklarata të presidentit Vuçiq se Serbia është duke pritur kohën e duhur për aksion ushtarak kundër Kosovës. Pra, kjo na mban vigjilentë, nuk kemi frikë nga këto ngjarje, por na tregon se duhet të përmirësojmë kapacitetet tona dhe të ndërtojmë ushtrinë tonë, jo vetëm që të përballemi me këtë kërcënim, por edhe të përballemi me kërcënime të tjera që ndikojnë në sigurinë e vendit dhe territorit tonë”, ka thënë ai.
Ai ka njoftuar se FSK-ja është në fazën e dytë të transformimit në ushtri, me fokus në rritjen e kapaciteteve të këmbësorisë dhe luftarake për mbrojtje, ndërsa në fazën e tretë dhe të fundit do të hyjnë në vitin 2025. Maqedonci ka thënë se në këtë kuadër fokusi do të jetë ndërtimi i artilerisë, mbrojtjes ajrore dhe kapaciteteve mbështetëse luftarake deri në vitin 2028.
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













