Lajme
Ministri i Jashtëm zviceran bën thirrje për dërgimin e menjëhershëm të ndihmave në Gaza
Ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, ka përsëritur thirrjen e qeverisë zvicerane për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës, shpërndarje pa vonesë të ndihmës humanitare dhe lirimin pa kushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Në një deklaratë të bërë gjatë një vizite në kantonin Ticino dhe të publikuar në platformën X, Cassis theksoi se prioriteti absolut është që ndihma humanitare të arrijë te civilët në Gaza: “Menjëherë, pa vonesë, pa pengesa dhe në sasi të mjaftueshme”. Ai shtoi se kjo ndihmë nuk është një opsion, por një detyrë që i takon edhe Izraelit, sipas Konventave të Gjenevës.
Duke përshkruar situatën humanitare si të padurueshme, Cassis paralajmëroi se dhuna vetëm sa vonon paqen dhe përkeqëson krizën në rajon. “Shenjat e urisë janë të dukshme, shkatërrimi është i madh dhe vuajtjet janë të jashtëzakonshme”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Shefi i diplomacisë zvicerane njoftoi se qeveria po intensifikon përpjekjet diplomatike në nivel ndërkombëtar. “Po flasim me të gjitha palët, po ndërmarrim veprime në Kombet e Bashkuara dhe me partnerët tanë, sepse është urgjente të rihapim një perspektivë politike”, deklaroi ai.
Cassis ritheksoi mbështetjen e Zvicrës për një zgjidhje me dy shtete, duke e cilësuar atë si “të vetmen mënyrë sipas ligjit për të ofruar një të ardhme” për të dy popujt. Ai vuri në dukje se kjo pozitë nuk ka ndryshuar gjatë dy viteve të fundit, pavarësisht kritikave të kohëve të fundit mbi qëndrimin zviceran ndaj konfliktit izraelito-palestinez, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës Nxënësit e diasporës shqiptare në Bern po zhvillojnë me sukses mësimin e gjuhës shqipe... -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës -
Berlin
Arkitektja Dua Ramaxhiku diplomon në Berlin me temën “Kalaja e Mitrovicës”
Jeta në Austri
-
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 Çmimet e shtëpive për një familje në Austri u rritën me 2.2% në fillim të vitit... -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente -
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz










