Lajme
Cakaj, në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
Ministri Gent Cakaj në Shkup ka takuar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani.
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ndodhet në Shkup, ku po zhvillon një vizitë zytare dyditore. Këtë vizitë, kryediplomati Cakaj e nisi me një takim me homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, raporton tch, përcjell albinfo.ch.
Në fokus të takimit të zhvilluar ishin diskutime mbi mbajtjen e mbledhjes së ardhshme ndërqeveritare me theks të veçantë në vazhdimin e punëve për ndërtimin e rrugës së Arbërit, interkoneksionit Manastir-Elbasan e menaxhimit të mirë të Liqenit të Ohrit.
Gjithashtu, homologët theksuan fuqimisht domosdoshmërinë e punës së përbashkët për të avancuar më tej me procesin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Duhet thënë se Shqipëria llogarit fort mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për kandidaturën e saj si anëtare jo e përhershëme në Këshillin e Sigurimit për 2022-2023”, u shpreh Cakaj.
Më tej, kryediplomati Cakaj shprehu se me ministrin Osmani ndan të njëjtën pikëpamje, atë të dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përfundojë qartë dhe prerë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











