Lajme
Ministri i Brendshëm Nehammer: “Qëndroni në shtëpi, jemi në luftë kundër terroristëve”
Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer ka lutur sërish qytetarët që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Sipas tij shteti austriak po lufton kundër terroristëve

“Shmangni vendet publike” ishte thirrja e Ministrit të Brendshëm Karl Nehammer për njerëzit e Vjenës të martën në mbrëmje., shkruan heute.at transmeton Albinfo Austria.
Siç është raportuar, disa persona të armatosur kryen një sulm terrorist në qendër të qytetit, në Schwedenplatz. Sipas ministrit Nehammer, autoritetet austriake supozojnë se ka disa atentatorë me armë të gjata dhe që ekziston një rrezik i veçantë.
“Cobra, WEGA dhe njësitë tjera speciale janë duke punuar pa problem për të eliminuar autorët e veprës,” tha Ministri i Brendshëm. Zjarri u hap në Seitenstettengasse dhe një polic u plagos rëndë. Aktualisht ekzistojnë gjashtë skena krimi.
Nehammer i bën thirrje popullsisë të qëndrojë në shtëpi. Njerëzit që janë aktualisht në ndonjë restorant në qendër të qytetit duhet të sigurohen brenda ndërtesës. Aktualisht ka disa të lënduar “përfshirë ndoshta edhe të vdekur”. Vjenezëve gjithashtu u bëhet thirrje të mos postojnë asnjë video nga lagjet e prekura në mediat sociale.
“Ne po luftojmë terroristët!”
Ministri i Brendshëm Karl Nehammer i tha ORF të hënën në mbrëmje se të shtënat në qendër të Vjenës ishin një sulm terrorist që ende nuk ka përfunduar. Ku janë saktësisht ata tani ose në cilat drejtime janë larguar nuk është e qartë dhe mbahet e fshehtë për arsye të taktikave policore. “Ne jemi duke luftuar terroristët!” Tha Nehammer.
E-Diaspora
-
Atje ku malet prekin qiellin dhe mbretëron qetësia Kosova ka pa dyshim një thesar të pasur natyror, ku gërshëtohen malet, liqenet dhe burimet. Le...
-
Madrid: Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa debuton në “Teatro Real”
-
Spitex BajRon AG, ju flet shqip
-
Patentë shoferët e mërgatës: Pse Policia e Kosovës nuk mund t’i konfiskojë?
-
Byreku shqiptar në festivalin 2025 në Illinois
Jeta në Austri
-
Austriakët paguajnë më shumë se mesatarja e BE-së, thonë shitësit me pakicë Në Austri, e ashtuquajtura “mbingarkesë çmimi në Austri” vazhdon të shkaktojë zemërim. Sondazhet tregojnë vazhdimisht se...
-
Futbollisti Smakaj transferohet në Austri
-
Ekstradohet nga Austria një person i kërkuar për vjedhje të rëndë
-
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi