Lajme
Ministri Hyseni: 73 kosovarë në zona të luftës
Ministri Hyseni tha se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk janë regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve në vatra të krizave. Por, ai tha se në zona të luftës aktualisht vazhdojnë të jenë edhe 73 kosovarë
Skënder Hyseni, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës ka vizituar në Prizren forumet lokale të sigurisë të këtij rajoni, ku ndër të tjerash u bisedua për trafikimin me qenie njerëzore, përdorimin e shtuar të narkotikëve si dhe radikalizmin dhe terrorizmin, shkruan albinfo.ch.
Ministri Hyseni tha se në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës, që 11 muaj nuk janë regjistruar raste të shkuarjes së qytetarëve në vatra të krizave. Por, ai tha se në zona të luftës aktualisht vazhdojnë të jenë edhe 73 kosovarë.
“Parandalimi i këtij fenomeni është bërë falë bashkëpunimit që kemi bërë bashkërisht edhe ju anëtarët e këshillave të sigurisë dhe miratimit të ligjit kundër pjesëmarrjes në luftëra të huaja, ku janë arrestuar persona që janë marrë drejtpërdrejtë në përfshirjen dhe pjesëmarrjen e njerëzve në luftëra të huaja”, ka thënë Hyseni, njofton ministria përmes një komunikatë për media.
Pikërisht ky është njëra nga fenomenet me të cilin Kosova po përballet dhe autoritet kosovare po bëjnë çmos që kjo dukuri të zhduket.
E-Diaspora
-
Suedi
Festa Kombëtare e Shqipërisë nderohet me aktivitete kulturore në Suedi Mërgimtarët në Suedi kremtojnë Pavarësinë me tradita dhe kulturë... -
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










