Zhvillim
Ministri Hoxhaj, ligjëratë në Universitetin e Bernës mbi shtetndërtimin e Kosovës
Ndërkohë që ministri Hoxhaj po mbante ligjëratën, një grup aktivistësh të Vetëvendosjes janë ngritur nga vendet e tyre dhe kanë parakaluar me pankarta në të cilat në gjuhën angleze kanë apostrofuar qeverinë e Kosovës si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit
Në kuadrin e vizitës zyrtare që ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i bëri sot Zvicrës, ai ka mbajtur edhe një ligjëratë në Universitetin e Bernës lidhur me historinë e shtetndërtimit të Kosovës. Në organizim të Institutit për Studime Gjuhësore që vepron në kuadër të universitetit të përmendur, Hoxhaj ka shtjelluar në rrafshin historik dhe politik atë që është quajtur problemi i Kosovës, i cili ka marrë rrugën e zgjidhjes me shpalljen e pavarësisë, e cila ndërkohë është njohur nga 112 shtete të botës.
Një fjalë hyrjeje e ka mbajtur ambasadorja e Kosovës në Zvicër, Nazane Breca
Hoxhaj gjatë ligjëratës së tij ka theksuar se Kosova si shtet i ri paraqet një histori suksesi në shtetndërtim dhe në zhvillim. Ajo po ashtu është bërë faktor stabiliteti në regjion, shkruan albinfo.ch. Ai ka nënvizuar se gjatë tetë viteve të fundit sa numëron Kosova si shtet, ka pasur edhe ngritje ekonomike, ndonëse kjo është ende e pamjaftueshme për të zgjidhur problemet e shumta, njëri prej të cilëve është papunësia e theksuar, sidomos e të rinjve. Por, ka thënë Hoxhaj, nëse në vitin 2007, vetëm një vit para shpalljes së pavarësisë, rritja ekonomike e Kosovës kishte qenë 1.5%, nga viti 2008 e tutje kjo rritje është sjellë në mes 4 dhe 5 për qind.
Kryediplomati i Kosovës, në praninë e ambasadores së Kosovës në Bernë, Nazane Breca dhe atij të Shqipërisë, Ilir Gjoni si dhe para një numri të konsiderueshëm të studentëve kryesisht shqiptarë, ka folur edhe për kontributin që Zvicra ka dhënë për Kosovën në shumë aspekte. “Zvicrës i jemi mirënjohës për ata qindra mijë shtetas të Kosovës dhe në përgjithësi shqiptarë të cilët kanë gjetur këtu strehën dhe punën”. Por Zvicra ka qenë edhe njëri ndër shtetet e para që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe ka qenë në çdo fazë të zhvillimit të Kosovës në krah të shtetit të ri, ka theksuar ministri Hoxhaj.
Në një bashkëbisedim me të pranishmit, Hoxhaj u është përgjigjur disa pyetjeve që kishin të bënin me situatën në Kosovë, gjendjen e sigurisë në regjion, mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër, etj. Ai ka përshëndetur Zvicrën edhe për hapin më të ri, atë të themelimit të katedrës së gjuhës shqipe që pritet të realizohet së shpejti me kontributin e Qeverisë së Shqipërisë. Ky lajm i mirë është kumtuar nga organizatori i ligjëratës, gjegjësisht Instituti për studime gjuhësore, në kuadrin e të cilit edhe pritet të hapet kjo katedër.
Ndërkohë që ministri Hoxhaj po mbante ligjëratën, një grup aktivistësh të Vetëvendosjes janë ngritur nga vendet e tyre dhe kanë parakaluar me pankarta në të cilat në gjuhën angleze kanë apostrofuar qeverinë e Kosovës si përgjegjëse për vdekjen e Astrit Deharit.
Ministri Hoxhaj u ka shprehur ngushëllime protestuesve, qytetarëve të Kosovës dhe të tjerëve për rastin fatkeq të vdekjes së të riut, siç e ka cilësuar ai dhe ka vazhduar ligjëratën.
Protestuesit kanë dalë të qetë dhe pa zhurmë nga salla ku mbahej ligjërata.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë




















