Lajme
Ministri Berset premton për javën e ardhshme heqjen e karantinës
"Për javën e ardhshme mund të diskutojmë heqjen e karantinës dhe shndërrimin (zbutjen) e statusit të "zyrës në shtëpi", nga detyrimi në rekomandim"
Ministri i Shëndetësisë Alain Berset sot ka qenë mysafir në kantonin Aargau dhe ndër të tjera ka vizituar edhe Spitalin e sapondërtuar Kantonal të Aaraut, transmeton albinfo.ch. Në konferencën për media që ka mbajtur pas kësaj, Këshilli Federal veç tjerash ka thënë se: “pothuajse në të gjitha kategoritë e moshave ne tani kemi një imunitet midis 90 dhe 95 për qind, ndonjëherë edhe 96 për qind”.
Edhe në grupmoshën 10 deri në 19 vjeç, rreth 87 për qind tashmë kanë rënë në kontakt me virusin – qoftë përmes vaksinimit ose infeksionit.
Berset nuk dëshiron ende të komentojë në mënyrë specifike rreth lehtësimeve të mëtejshme që Këshilli Federal mund të vendosë hap pas hapi, raporton srf.ch.
Këshilli Federal ende dëshiron të qëndrojë në një rrugë të mesme midis kufizimit të kujdesshëm dhe relaksimit. Alain Berset thotë: “Çertifikata nuk është vendosr për të mbetur përgjithmonë”. Por megjithatë, certifikatat janë ende të domosdoshme për udhëtime dhe janë gjithashtu të dobishme brenda vendit për sigurinë, për shembull në aktivitete, organizime.
Edhe një herë, Alain Berset në këtë konferencë ka ngjallur shpresën për një fund të pandemisë. Duke ju referuar mbledhjes së radhës të Këshillit Federal më 2 shkurt, ai është shprehur: “Për javën e ardhshme mund të diskutojmë heqjen e karantinës dhe shndërrimin (zbutjen) e statusit të “zyrës në shtëpi”, nga detyrimi në rekomandim, përcjell albinfo.ch Por: Të gjitha masat e koronës nuk do të hiqen brenda natës, ky është një proces”, ka thënë ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














