Zhvillim
Ministri Bajrami: Sistemi arsimor dual në Zvicër, shembull për Kosovën
Ministri Arsim Bajrami ka lavdëruar sistemin arsimor në Zvicër, madje duke theksuar se është shembull jo vetëm për Kosovën, por edhe shumë vende në botë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami gjatë qëndrimit në Zvicër, ka vizituar edhe fabrikën ‘Tolba’ në Rumlang, shkruan gazeta Zürcher Unterländer
Ai ka lavdëruar sistemin arsimor në Zvicër, madje duke theksuar se është shembull jo vetëm për Kosovën, por edhe shumë vende në botë.
“Unë e shoh që ky sistem mund të jetë optimal për të krijuar një lidhje në mes shkollës dhe punës”, tha ai gjatë vizitës.
Vizioni i tij ishte për të zbatuar një sistem të ngjashëm në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, ai është interesuar edhe për dixhitalizimin, metodat e reja të mësimdhënies, kurse këto duhet të përshtaten edhe te mësimdhënësit.
Puna praktike është shumë e rëndësishme, derisa kjo mungon në Kosovë, pasi në shkollar kosovare, puna praktike, mungon pothuajse plotësisht.
Papunësia në Kosovë është rreth 40 %, kurse 70 % në mesin e të rinjve. Synimi i Kosovës është që të bëjë një metodë më efikase, me tri ditë mësim dhe dy ditë praktikë, dhe kjo sigurisht se do të kishte efekt.
Ai gjithashtu ka theksuar se Zvicra, ka qenë njëra ndër vendet e para që e ka njohur Kosovën, si dhe e kanë ndihmuar në shumë aspekte.
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











