Zhvillim
Në tetor, takimi Kosovë-Zvicër për pensionet
Ministri i Punës, Arban Abrashi ka thënë se është optimist që gjatë takimit në tetor do të ketë marrëveshje konkrete me autoritetet e Zvicrës për pensionistët kosovarë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka thënë se në tetor do të ketë një takim me autoritetet zvicerane për të qartësuar çështjen e mbetur pezull për pensionistët kosovarë që kanë punuar në shtetin helvetik. Ai tha se çështja e pensionistëve kosovarë po zvarritet nga Zvicra.
Ministri Abrashi ka treguar se në fillim të mandatit ka filluar kontaktet me Ambasadën e Zvicrës, që ta zgjidhë këtë problem.
“Pas këtij kontakti, ministria në muajin shkurt ka pranuar një pyetësor me pyetje shtesë rreth sistemit pensional në përgjithësi. Ministria, pas konsultimit me organizatat e tjera, e ka kthyer pyetësorin në prill si dhe ka vazhduar kontaktet me autoritetet e Zvicrës. Gjatë muajit tetor një delegacion nga autoritetet zvicerane do ta vizitojë Kosovën për t’i sqaruar çështjet e mbetura dhe mundësisht për t’i filluar negociatat për marrëveshje”, ka thënë ai për gazetën “Epoka e re”.
Abrashi ka thënë se është optimist që gjatë takimit në tetor do të ketë diçka konkrete sa i përket këtij procesi, i cili ka mbetur që pesë vjet pa u trajtuar.
“Do të bëjmë atë çfarë kërkon interesi më i lartë për qytetarët tanë që kanë derdhur kontributet në Zvicër dhe nuk kemi komoditetin të jemi modestë në këtë temë, sepse janë në pyetje qytetarët tanë që kërkojnë të realizojnë një të drejtë që u takon”, është shprehur Abrashi.
Në pyetjen nëse ka në plan rritjen e pensioneve dhe ndihmat sociale, ai ka bërë me dije se në të dy këta sektorë pritet të ketë ndryshime. “Në të dy sektorët kemi filluar masat dhe ndryshimet në funksion të rritjes së shumës së pensioneve dhe ndihmës sociale”, ka deklaruar ministri kosovar i Punës.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












