E-Diaspora
Ftohen afaristët në diasporë të investojnë në Kosovë
Në vazhden e takimeve të minstrave të Qeverisë së Kosovës për të shpalosur programin e tyre dhe për t’ i ftuar bizneset shqiptarë për të investuar në Kosovë, në Düseldorf , u mbajt një konferencë më afaristet shqiptarë që jetojnë në Gjermani.
Gjatë kësaj konference e cila është e treta më radhë pas Vjenës dhe Winterthurit, organizuar nga “KOSME”, ministrja e MTI-së Hykmete Bajrami, ministri i Diaspores Valon Murati, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, Safet Gërxhaliu, nga ECIKS Kujtim Dobruna, si dhe kryetar nderi i Unionit të Bizneseve në Diasporë, Lazim Destani, para mbi 100 ndërmarrëseve shpalosen të gjitha mekanizmat që Qeveria e Kosovës po bën për të tërhequr dhe lehtësuar të gjitha investimet të cilat vijnë nga diaspora në Kosovë.
Ministri i Diasporës, Valon Murati edhe një herë përseriti nevojën e domosdoshme të investimeve të diasporës në Kosovë për përfitime të dyanshme.
“Ministria e Diasporës si shtyllë kryesore të punës së vet ka bashkëpunimin me afaristët nga diaspora. Vetë krijimi i rrjetit të bizneseve ka për qëllim që me anë të këtij interaksioni të njihen bizneset mes veti, të bëjnë biznes së bashku, të gjejnë rrugën e vet për investime të kanalizuara në Kosovë por edhe tërheqja e investimeve të tjera të huaja në Kosovë”, tha Ministri Murati.
Ministri Murati po ashtu ka theksuar se ministia e Diasporës ka si projekt edhe ruajtjen e identitetit kulturor dhe kombëtar në Diasporë. Ai po ashtu ka përmendur programin e përbashkët për mësim plotësues të gjuhës shqipe marrëveshje që pritet të nënshkruhet të hënën në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Përveç ministrit Murati, edhe panelistët tjerë e prezantuan punën e tyre para afaristëve të Diaspores duke i garantuar gjitha investimet e tyre në Kosovë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













