CH-Ballkani
Ministrat e jashtëm të Ballkanit bisedojnë me shoqërinë civile britanike
Sipas medias austriake, Maqedonia është kthyer në shtet model të reformave, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi kanë stagnuar.
Në Londër është zhvilluar takimi i gjashtë ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor me shoqërinë civile. Kjo është arritur në bazë të procesit të Berlinit 2014 e ideuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel ku çdo vit përfaqësuesit e gadishullit takohen me shoqërinë civile europiane për të rritur bashkëpunimin, kryesisht edhe në sferën e të rinjve, shkruan “Der Standard”.
Sipas medias austriake, Maqedonia është kthyer në shtet model të reformave, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi kanë stagnuar.
Ministri i jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov, njëri ndër arkitektët më të rëndësishëm të zgjidhjes së kontestt të emrit, në takim tha, “që ne nuk kemi luksin, për të humbur mundësitë,” përcjell albinfo.ch. Ai shfaqi zhgënjim që përpjekja demoktratizuese në Maqedoni nuk është vlerësuar tej mase nga disa shtete europiane.
Në krahasim nga Dimitrov, kolegu i tij serb Ivica Dacic gjatë konferencës është shfaqur komik. Ai theksoi se dalja e Britanisë nga BE mund të zëvendësohet nga Ballkani Perëndimor, ndërsa ka shtuar se herës tjetër duhet të diskutohet me shoqërinë civile polake, duke aluduar në problemet e kësaj të fundit me BE.
Liria e medias baza e demokracisë
“Shkruani, çfarë dëshironi,” tha Dacic kur u pyet për lirinë e medias në Serbi, megjithatë vendi i tij ka rënë dhjetë vende poshtë gjatë vitit të fundit. “Mediat janë ashtu si politikanët.”
Në këtë pyetje Dimitrov tha se “nëna e lirisë” është liria e medias.
Në fund foli edhe komisioneri i zgjerimit Johanes Hahn, i cili, u ndal për të analizuar shkëmbimin arsimor mes Ballkanit Perëndimor dhe BE. “Me këtë rajoni mund të marrë rol pasqyrues. Shkollimi nuk duhet të organizohet vetëm në fushën kombëtare,” tha ai në fund.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










