Sport
Minigolfi në Kosovë
Ky sport shumë atraktiv është ‘prezent’ që shtatë vjet në Kosovë. Ka lojtarë, klube, por edhe suksese në arenën ndërkombëtare
Shqiptarët janë të njohur për sportet kolektive si futbolli, basketbolli, hendbolli e volejbolli. Gjithashtu edhe në sportet individuale janë shumë të suksesshëm, duke veçuar kohët e fundit në xhudo, por edhe në mundje, boks e sporte tjera.
Megjithatë, këto nuk janë sportet e vetme që funksionojnë në Kosovë. Disa sporte të veçanta po lulëzojnë, si minigolfi.
Ky sport shumë atraktiv është ‘prezent’ që shtatë vjet në Kosovë. Ka lojtarë, klube, por edhe suksese në arenën ndërkombëtare.
Kryetari i kësaj federate, Lavdim Zylfiu në një intervistë për Albinfo tregon gjithçka rreth minigolfit në Kosovë. “Iniciativa për themelimin e Federatës së Minigolfit të Kosovës ka nisur në shtator të vitit 2010. FMGK është themeluar zyrtarisht më 27 korrik 2011 dhe është pranuar në Federatën Botërore të Minigolfit më 21 gusht 2011 në Kuvendin e Federatës Botërore të Minigolfit në Stokholm të Suedisë. Është Federata e dytë e pranuar Ndërkombtarisht në Kosovë dhe numëron pesë klube nga tre rajone të Kosovës në përputhje me ligjin për sport në Kosovë. Pjesë e Federatës janë klubet “First Block”, “Sunny Hill” dhe “Tick Media” nga Prishtina, klubi “Dardana” nga Kamenica, si dhe “Eko Club” nga Mitrovica”, është shprehur Zylfiu në intervistën për Albinfo.ch.
Por, vështirësitë nuk kanë munguar për këtë federatë, derisa gjithashtu ka shumë suksese. “Federata e Minigolfit ndonëse që nga fillimi është ballafaquar me mungesë të mjeteve financiare ka qenë mjaft shumë aktive nga themelimi i saj, duke marr pjesë në gjashtë Kampionate Botërore dhe në shtatë gara ndërkombëtare. Ka fituar tetë medalje nga Kampionatet e ndryshme, gjashtë të bronzta, një të argjendtë dhe një të artë, pastaj gjashtë medalje nga turnet ndërkombëtar, dy të bronzta dy të argjendta dhe dy të arta. Nga gjithsej 20 lojtarë sa janë të regjistruar aktiv, 15 prej tyre kanë paraqitje zyrtare nëpër gara ndërkombëtare. Këto statistika të jashtëzakonshme tregojnë për një punë me përkushtim të madh dhe një qasje disiplinore nga ana e drejtuesve të Federatës që nga dita e parë e themelimit të sportit të Minigolfit në vendin tonë”, shton tutje i pari i minigolfit në Kosovë.
Edhe në Kosovë janë mbajtur ngjarje të mëdha. “Pa dyshim suksesi më i madh i Federatës konsiderohet organizimi i Kampionatit “World Adventure Golf Masters 2016 – Kosovo”, që ishte ngjarja kryesore në botë për vitin 2016 në Minigolf ku morën pjesë 15 shtete, por edhe ngjarja sportive më e madhja në Kosovë në po këtë vit. Radhitja në vendin e tretë në këtë ngjarje me ekipin A të Kosovës në kategorinë e ekipeve, ku në përbërje ishin katër lojtarë, pastaj radhitja në vendin e tretë dhe të katërt në kategorinë individuale, ishin rezultatet dhe shpagimi i punës dhe ushtrimeve që kishin nisur në vitet 2010 dhe 2011 duke i vendosur fuqishëm bazat e këtij sporti në Republikën e Kosovës”, përfundoi Lavdim Zylfiu.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“

















