Lajme
Minat vazhdojnë ta kërcënojnë Kosovën
Forca e Sigurisë së Kosovës filloi sezonin veror të çminimit. Sipas FSK-së, kanë mbetur edhe 54 fushëbeteje pa i pastruar nga minat. Deri tani 115 veta e kanë humbur jetën
Rreth 115 qytetarë të Kosovës e kanë humbur jetën nga shpërthimi i minave që janë “mbjellë” nëpër fushëbeteja nga policia, ushtria dhe forcat paraushtarake serbe, ndërsa rreth 500 qytetarë të tjerë kanë mbetur invalidë. Sipas FSK-së, në Kosovë kanë mbetur të pa deminuara edhe 54 fushëbeteje.
Gjeneral Kadri Kastrati është komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai të enjten i nisi në mision, njësitet e specializuara të FSK-së për t’i deminuar disa nga fushëbetejat e mbetura nga viti 1999.
“Kompania e deminimit të FSK-së, për tri vite, ka pastruar mbi 706.764 metra katrorë dhe ka shkatërruar mbi 2236 mjete të pashpërthyera, ku si pasojë e minave dhe mjeteve të tjera të pashpërthyera kanë humbur jetën 115 veta dhe 454 të tjerë, kanë pësuar lëndime të rënda trupore”, tha Kastrati.
Njësitet e specializuara të deminerëve e kanë filluar të enjten sezonin e verës, për të pastruar nga minat, disa nga fushëbetejat e mbetur nga lufta. Beteja e parë e çminuesve është parku i Gërmisë ku kanë mbetur edhe disa lokacioni pa i pastruar nga minat.
Komandant Kastrati iu uroi fat dhe suksese ekipeve të deminimit, duke iu rikujtuar se ”puna e tyre është me plot rreziqe”. “Por, kjo dëshmon gatishmërinë dhe profesionalizimin tuaj, për t’i shërbyer vendit”, u tha gjatë fillimit të aksionit.
Forca e Sigurisë së Kosovës përveç parkut të Gërmisë është duke pastruar edhe në lokacione të tjera. Në Kosovë, siç tha Kastrati, kanë mbetur edhe 54 fusha të minuara, të ditura, dhe 40 fusha të tjera që dyshohet se janë të minuara.
Hendikepi më i madh i FSK-së, sipas tij, është se ushtria dhe policia serbe nuk ua ka dhënë hartat e minave, me të cilat çminimi do të ishte shume më i lehtë. “Sikur t’i kishim të siguruara hartat, që tregojnë zonat e minuara në Kosovë, punët do t’i kishim kryer me shpejt dhe pa pasoja në njerëz”, tha ai.
Në Gërmi ka mbetur objekti i fundit i cili ka qenë i bombarduar nga forcat e NATO-s.
“Me ndihmën e Qeverisë Suedeze e cila na ka ofruar një ekskavatorë special për bluarjen e gërmadhave dhe pastrimin e minave eventuale nën gërmadha, do ta pastrojmë objektin e fundit këtu në Gërmi”, tha gjenerali i FSK-së.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












