Konferenca:“Ballkani Perendimor në Tranzicion – Komunat e fuqishme për Zhvillim të Qendrueshëm"
Zhvillim
Mimoza Kusari prezanton Gjakovën në Biel Bienne të Zvicrës
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila ka marrë pjesë në konferencën e 26 vjetore të Agjensionit Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Sekretariatit Shtetëror për marrëdhënie Ekonomike (SECO), në Biel Bienne të Zvicres.
Konferenca me temën “Ballkani Perendimor në Tranzicion – Komunat e fuqishme për Zhvillim të Qendrueshëm”, trajtoi temat: Kualiteti dhe efiqienca e shërbimeve komunale në saje të inovacionit dhe përgjegjësisë, pastaj vazhdoi me panelin “Korniza e kushteve për periferi të fuqishme-komunikmi në mes Qeverisë Qendrore dhe Lokale”.
Në panelin e dytë mori pjesë edhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, znj. Mimoza Kusari – Lila.
Në këtë panel gjithashtu u diskutua për rëndësinë e përgjegjësisë financiare, inkuadrimin e shoqërisë civile në vendimmarrje, si dhe sfidat në mes të barazimit të kërkesave afatshkurta me vizionin e zhvillimit afatgjatë.
Kryetarja Kusari-Lila në këtë panel kontribuoi duke prezantuar rastin e Komunës së Gjakovës, komunë kjo e cila u ballafaqua me shumë vështirësi financiare dhe pa sistem të mirëfilltë të raportimit financiar dhe përgjegjësisë.
Ballafaqimin me sfida të kërkesave emergjente për infrastrukturën bazike dhe domosdoshmërinë e krijimit të sistemit të mirëfilltë.
Kryetarja Kusari – Lila, potencoi domosdoshmërinë e krijimit të një sistemi kredibil dhe bashkëpunimin me komunitetitn e donatorëve për të plotësuar një numër të konsiderueshëm të nevojave të cilat nuk mund t`i plotësojë buxheti Komunal ose ai Qendror.
Si shembull të këtij bashkëpunimi, Mimoza Kusari-Lila përmendi projektet e financuara nga SDC dhe KFW, siq janë: Implementimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijes për 42 fshatra të Komunës së Gjakovës, projektin e Komisionit Europian për rindërtimin dhe zgjërim të ndërtesës së Kuvendit Komunal, si dhe projektin e Demos për qeverisje të mirë Lokale dhe Antikorrupsionin.
Ndër të tjera, Kusari-Lila gjithashtu përmendi domosdoshmërinë e financimit të projekteve të Donatorëve për të ngritur mirëqenien dhe tejkaluar problemet ekzistenciale të infrastrukturës bazike të shteteve në Ballkan.
Në një panel tjetër ajo ishte mysafire në diskutimin me Kryetarin e BIEL/Bienne, Erich Fehr, në të cilin u diskutua për sfidat e përbashkta dhe individuale të Gjakovës dhe Bielit, si dhe pjesë e diskutimit ishte mundësia e bashkëpunimit afatgjatë në mes të dy komunave, temë kjo e cila kaloi në interesim të përbashkët.
Hapja e kësaj konference u bë nga Ambasadori Manuel Sager, Drejtor Gjeneral i SDC, ndërsa u përmbyll me konkluza nga Sekretarja e Shtetit znj. Marie-Gabrielle Ineichen-Fleisch, Drejtore e SECO.
E-Diaspora
-
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor Shëndeti mendor si rrugëtim i përbashkët: informim, dialog dhe kujdes për veten... -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania -
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci
Jeta në Austri
-
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin "Në rregull, po vij, dhe do të paraqitem para gjyqit", kishte thënë i akuzuari për vjedhje... -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt


















