Kosova
Sipas ish deputetit Simic, Kusari-Lila ka komunikuar pesë herë me Milan Radojiçiqin

Mimoza Kusari-Lila, sipas ish deputetit Sllavko Simiq del të ketë biseduar me Milan Radojiçiq pesë herë. Nacionale ka nxjerrë edhe pjesën tjetër të përgjimeve, nga biseda e shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, me ish-deputetin, Sllavko Simiq.
“Seriozisht po të them, jo vetëm ty por edhe kryeministrit do t’i thyhej koka dhe të gjithëve me rend nëse do të thoja këtë. Ke folë pesë herë me Milanin”, thotë ish-deputeti, Sllavko Simiq, shefes së grupit të LVV-së, që shpreh shqetësimin për reagimin që do pasonte nëse vetë Simiq do publikonte atë që di, përcjell albinfo.ch.
Simiq e siguron Kusari-Lilën, se do veprojnë ashtu si është marrë vesh ajo me Milan Radojiçiq, duke ia lexuar edhe një nga Radojiçiq, shefes së grupit të VV-së, ku konfirmohet se Lista Serbe ka votuar për hir të grupit parlamentar që drejton, Mimoza Kusari Lila.
Po ashtu, del që ajo të ketë diskutuar me Radojiçiq edhe për energjinë elektrike në veri të Kosovës
Biseda me Simiq bëhet mbi arsyetimin e bashkëpunimit parlamentar për të kaluar ligjet që kanë nevojë për 2/3 e votave të deputetëve, mes të cilëve edhe ligji për pagën minimale, nga ku u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së, përcjell albinfo.ch.
Mimoza Kusari-Lila e ka pranuar që ka biseduar me Milan Radojiçiq, duke thënë që ka komunikuar me të përmes Sllavko Simiq për tre-katër minuta.
Milan Radojiçiq ka fletarrest nga autoritetet e Kosovës nën dyshimin për vrasjen e Oliver Ivanoviq dhe po ashtu është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për krim të organizuar.
E-Diaspora
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët Filozofja shqiptare, Lea Ypi, bën thirrje për të drejtën e votës për të gjithë, sepse pjesëmarrja...
-
Kosovari mohon akuzën për tejkalim shpejtësie: “Ka qenë vëllai im binjak”
-
Votat e Diasporës, mbeten edhe 49,448 zarfe të panumëruara
-
Hapet klasa e gjuhës shqipe në Oberriet të Kantonit të St. Gallenit
-
Performanca mahnitëse e Gjon’s Tears në mbrëmjen e dytë të Eurovision 2025
Jeta në Austri
-
Rritet ndjeshëm numri i britanikëve që marrin shtetësi austriake Numri i shtetasve britanikë që kanë fituar shtetësi austriake është rritur ndjeshëm që nga dalja e...
-
Austria dhe Gjermania bashkë në masa të reja për migracionin
-
Në cilët sektorë ka më shumë bakshishe në Austri?
-
Austriakët pinë mbi 1000 filxhanë kafeje në vit
-
Lea Ypi hap festivalin e Vjenës, kërkon të drejtë vote për migrantët