Futboll
Milot Rashica arrin marrëveshje me skuadrën gjermane
Rashica do të luajë në Ligën e Kampionëve
Duket se Milot Rashica pritet të jetë futbollist i ri i Laipcigut, në sezonin e ardhshëm. Sipas gazetarit Arlind Sadiku, ylli kosovar ka arritur marrëveshje personale me skuadrën që sezonin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve.
“Milot Rashica ka arritur marrëveshje personale me Lajpcigun. Muajin e kaluar ai është takuar edhe me trajnerin e Lajpcigut, Julian Nagelsmann, i cili ia ka bërë të qartë që e ka në plane për sezonin e ardhshëm. Tashmë, mbetet vetëm pajtimi mes dy klubeve (Verder Bremen – Lajpcig) për shumën e transferimit. Së shpejti, do ta shohim Rashicën në Ligën e Kampionëve,” ka shkruar Sadiku.
Ditëve të fundit është raportuar se Verder Bremen ka refuzuar ofertën prej 18 milionë euro për Rashicën nga Lajpcigu. Verderi kërkon 25 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin nga Vushtrria. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











