Lajme
Militantët e ISIS të “çmendur” pas Viagrave
Militantët e ISIS-it po kërkojnë kujdes mjekësor për të përmirësuar rritjen e nivelit seksuale, në mënyrë që t’i nënshtrojnë gratë e tyre në mënyrë 'brutale”
Militantët e Shtetit Islamik në Siri e Irak, për shkak të luftërave vuajnë nga depresionet dhe anomalitë e ndryshme, ndërsa për joshje seksuale ata përdorin Viagrat. Madje ky ilaç stimulues, thuhet se është shumë i kërkuar tek militantët që posedojnë disa gra.
Në një shkrim që të Daiylimail me titull “Raqqa është duke u therë në heshtje”, mjekët të cilët kanë dashur të mbesin anonimë, kanë zbuluar detaje rreth apetiteve anormale seksuale të militantëve të ISIS, të cilët bëjnë marrëdhënie me dhjetëra gra, vajza të rritura dhe të mitura, madje edhe me nëntë vjeçare.
Pavarësisht pretendimeve se janë ultra-konzervativë, shumë militantë, siç thuhet në artikull, shpenzojnë shuma të mëdha të parave në gjësende “të brendshme” për gratë e tyre. Madje, siç thuhet, ata janë të çmendur pas Viagrave, si dhe qindra vajza të reja të rrëmbyera, mbahen ose shiten si skllave seksuale.
“Pjesa më e madhe e anëtarëve të Shtetit Islamik vuajnë nga anomalitë seksuale dhe dëshira instiktive për seks”, shkruan në deklaratën e grupit në fjalë, duke shtuar se shumë gra kanë frikë për t’i lënë shtëpitë e tyre nga frika se ekstremistët i kërcënojnë me seks brutal, citon TG.
Raportet mjekësore përmbajnë të dhëna rreth lëndimeve të shkaktuara grave, nga ekstremistët, gjatë akteve seksuale. Frika e vazhdueshme për përdhunim ka bërë që shumë gra të ecin me frikë në rrugët e Raqqa-s.
Veç këtyre, raporti tregon se si militantët thyejnë rregullat lokale të cilat thonë se një i ri ose e re mund të martohen me një të afërt në mënyrë që mbajnë lidhjet e forta familjare. Luftëtarët e ISIS-it, në vend të kësaj kërkojnë që vajzat e reja të martohen me ta, në mënyrë që gratë të bëhen depresive dhe të shkojnë drejt vetëvrasjes.
Ndryshe, militantët thuhet se paguajnë nga 2000 deri 5000 funta për një martesë, varësisht nëse vajza vjen nga fshati apo qyteti. Kur të dalin nga shtëpia, vajzat duhet të shoqërohen nga një i afërm, ndërsa gratë mbi 50 vjeç nuk lejohen të largohen nga shtëpia, përveç në raste urgjente mjekësore.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











