Lajme
Milionerë në Kosovën e varfër
Agjencia Kosovare Kundër-korrupsion ka bërë të ditur se një nga 10 politikanët që ishin pretendentë për të hyrë në Kuvend, është milioner

Shoqëria civile vlerëson se pasuria e politikanëve është e dyshimtë, meqë është paradoksale të ketë kaq shumë milionerë në një vend, ku gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër, raporton Radio Evropa e Lirë.
Profesioni më fitimprurës në Kosovë duket të jetë politika. Kjo të paktën duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë Kundër-korrupsion, e cila vlerëson se çdo i dhjeti pretendent për të hyrë në Kuvend nga partitë më të mëdha politike, ishte milioner.
Disa nga ta tashmë janë bërë pjesë e legjislativit.
Në Kosovën, në të cilën paga mesatare është rreth 270 euro, gjysma e popullatës është e papunë dhe e varfër, sipas drejtorit të Agjencisë Kundër-korrupsion, Hasan Pretenit, është shumë e vështirë të arrihet pasuria milionëshe.
Avni Zogiani nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, hedh dyshime mbi ata që janë pasuruar duke ushtruar funksionet publike.
Agjencia Kundër-korrupsion thotë se në mesin e 450-460 pretenduesve ka identifikuar më shumë se 44 milionerë. Preteni ka thënë se ka pasur shpërputhje të shifrave në deklarimin e pasurisë që kanë bërë politikanët sa herë që është dashur ta bëjnë.
Avni Zogiani thotë se nuk është i befasuar me shifrat në fjalë. Ai ka një shpjegim. Është e qartë që zyrat publike janë shndërruar në ndërmarrje private të politikanëve.
Drejtori i Institutit Kosovar për Demokraci, Ismet Kryeziu, vlerëson se pasurimi i elitës politike, e ka varfëruar popullatën.
“Nga keqqeverisja kosovare, që është bërë, duke përfshirë edhe procesin e luftës, ku si qytetarë nuk kemi informacione të mjaftueshme për buxhetin që është përdorur, por edhe për periudhën e para luftës, domethënë të sistemit paralel”, ka thënë Kryeziu.
Është një zënie e frymës ekonomike nga keqqeverisja dhe nga këta njerëz që duke pasuruar vetveten, kanë varfëruar qytetarët e Kosovës.
Agjencia Kundër-korrupsion ka dërguar një sërë rastesh të dyshimta për korrupsion në prokuroritë kosovare dhe në atë të EULEX-it. Megjithatë, rastet kur të korruptuarit përballen me drejtësinë janë të rralla, apo dosjet e tyre lihen, arkivohen.
Vitin e kaluar EULEX-i nisi hetimet ndaj Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit nën dyshimet për korrupsion, por rasti ende nuk ka kaluar në gjykatë.
Ndërkohë, Agjencia Kundër Korrupsionit bën thirrje që të miratohen ligjet, me të cilat luftohet korrupsioni, si ai anti-mafia dhe ligji mbi konfiskimin e pasurisë.
E-Diaspora
-
Mërgimtari arrestohet në SHBA pasi hipi në aeroplan me armë Kosovari në SHBA futet me armë të mbushur në aeroplan, arrestohet -Pamje...
-
Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, kryeson PS me 65 mijë vota
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri