Lajme
Miliona euro pagë vjetore, këta persona paguhen më shumë në Austri

Pa dyshim se Austria është një nga shtetet më të zhvilluara në Evropë. Pagat relativisht të larta kanë ndikuar në cilësin e jetës dhe standartin e lartë të jetës për banorët austriak, aq sa edhe cilësohet si vendi më i dëshirushëm për të jetuar, transmeton albinfo.at.
Kësaj radhe nuk do të ndalimi tek pagat e përgjithshme mesatare në Austri, por le të shohim për disa emra të përveçshëm se sa të ardhura vjetore kanë nga vendi i tyre i punës.
Shefi i Bawag ka një pagë të lartë
Ndër 20 kryetarët më të mirë të bordit të ATX, shefi i Bawag, Anas Abuzaakouk ishte i pari që arriti “Ditën e maceve të shëndosha” këtë vit. Me një pagë prej rreth 9.4 milionë euro në vit, sipas AK, atij iu deshën 1.2 ditë pune për të fituar të ardhurat mesatare vjetore të një punonjësi austriak.
Peter Oswald ndër punonjësit më të paguar
Vendi i dytë shkoi për Peter Oswald, anëtar i bordit të prodhuesit të kartonit Mayr Melnhof . Paga e tij vjetore për vitin 2022 ishte 5.6 milionë euro. Atij iu deshën dy ditë të plota punë për të arritur të ardhurat mesatare.
Shefi i Voestalpine Herbert Eibensteiner zuri vendin e tretë
Shefi i Voestalpine Herbert Eibensteiner zuri vendin e tretë me një pagë vjetore prej 4.5 milionë euro. Eibensteiner-it iu desh të punonte vetëm 2.5 ditë për të ardhurat mesatare këtë vit.
Në fund të 20 drejtuesve më të mirë të ATX ishte Radka Doehring , e cila ka drejtuar Immofinanz që nga maji. Edhe pse ajo mbajti postin si kryetare vetëm për tetë muaj në vitin 2022, ajo gjithashtu fitoi të ardhurat mesatare vjetore të punonjësve austriakë pas vetëm 24 ditësh e 10 orësh. /Albinfo.at
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor