Bota
Miliarderi më i ri që e fitoi vetë pasurinë e tij
John Collison nuk ndihet rehat për emrin që ka marrë. Ai është miliarderi më i ri që ka fituar vetë pasurinë e tij.
27-vjeçari ka shkëlqyer si lider me kompaninë e tij të biznesit.
Irlandezi thotë se tani pyetet shumë se sa ka pasuri, por nuk di se çfarë të përgjigjet.
Collison është bashkëthemelues i biznesit softuerik të quajtur “Stripe”. Ai e themeloi këtë kompani me vëllanë e tij, Patrick 29-vjeçar, që është miliarderi i tretë më i ri. Evan Spiegel i Snapchatit me 27 vjet është mes dy vëllezërve.
I themeluar më 2011, “Stripe” nuk është aq i njohur sepse nuk shet gjithçka që mund të blenë klientët. Sistemet e veta softuerike i mundësojnë kompanive në botë të pranojnë më lehtë pagesat online përmes uebfaqeve të tyre. Me më shumë se 100 mijë klientë, vitin e shkuar kjo kompani pati vlerë prej 9.2 miliardë dollarësh, me Johnin dhe Patrickun që kanë secili pasuri nga 1.1 miliardë dollarë, sipas “Forbes”.
Të dy kanë lënë fakultetin. Pas përfundimit të shkollave në Britani të Madhe dhe Irlandë, ata vazhduan për të studiuar në top institucionet në SHBA. Patrick arriti me sukses të pranohej në Institutin e Teknologjisë në Massachusetts, ndërsa John u pranua dy vjet më pas në Harvard, transmeton Albinfo.ch.
Por edhe para se të regjistroheshin, të dy ishin milionerë për shkak të biznesit të ri, softuer që i mundësonte kompanive të vogla të shisnin dhe të bënin bizneslehtë përmes uebfaqeve si “eBay”.
I quajtur fillimisht “Auctomatic”, ai u shit më 2008 për pesë milionë dollarë, një vit pasi pati funksionin e parë. Më pas vëllezërit vazhduan punën duke e quajtur biznesin “Strip” e duke lënë fakultetin.
“Kur erdhëm me idenë e ‘Stripet’ shumë njerëz tashmë kishin ide të ngjashme. E vështira ishte krijimi i një produkti që njerëzit duan ta blenë dhe t’i dëgjosh ata. Por të fitosh para nga njerëzit në internet ishte ekstremisht e vështirë”, ka thënë John për BBC.
Pavarësisht shumë rivalëve, “Stripe” u rrit shpejtë dhe tani ka përkrahje edhe nga themeluesi i Teslas, Elon Musk dhe themeluesi i “Paypal” Peter Thiel.
Kjo kompani sot ka 750 punëtorë, 500 në San Francisco dhe 150 të tjerë në Evropë e rajone të tjera.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









