Lajme
Miliardat e diasporës
Dërgesat më të mëdha financiare vijnë nga emigrantët kosovarë në Gjermani, Zvicër, Itali, Suedi, SHBA, Francë, Britani të Madhe etj.
Sa një e treta e buxhetit të përgjithshëm sjell para brenda vitit diaspora kosovare. Përderisa vetëm në gjashtë vjetët e fundit diaspora në Kosovë ka sjellë tre miliardë euro.
Por, shumica e këtyre mjeteve shpenzohen për konsum e më pak për investime kapitale, ndonëse vazhdimisht thuhet se diaspora ka potencial të fuqishëm për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Besnik Kada, zëdhënës i Bankës Qendrore të Kosovës, ka thënë për gazetën Zëri se bilanci i dërgesave të emigrantëve kosovarë vitin e kaluar ka arritur në 511.6 milionë euro, apo rreth gjashtë milionë euro më shumë se në vitin 2009.
Dërgesat më të mëdha financiare vijnë nga emigrantët kosovarë në Gjermani, Zvicër, Itali, Slloveni, Suedi, SHBA, Francë, Britani të Madhe, Belgjikë etj.
Ministri i ri për Diasporën, Ibrahim Makolli thotë se ka një numër të madh të investitorëve nga radhët e diasporës që janë të interesuar të investojnë në Kosovë. Por, , sipas tij, duhet të shikohen se cilat janë pengesat për investime.
“Duhet të shikojmë se cilat kanë qenë pengesat për investime nga diaspora, a janë politikat, apo burokracia, ndërkaq Ministria e Diasporës do të jetë tërësisht në funksion të këtyre, pavarësisht se çfarë nevoja kanë”, ka thënë Makolli për Zëri.
Ai pranon se deri më tani mërgata kosovare është shikuar vetëm si një potencial ekonomik, ndërkaq, siç thotë ai, Kosova duhet ta shikojë diasporën edhe si potencial politik dhe intelektual.
“Kosova ka një të tretën e qytetarëve të vet jashtë vendit dhe kjo nuk guxon të përjashtohet nga proceset politike. Diaspora deri më tani ka dhënë prova që ka potencial dhe është një shtytës i madh politik për zhvillim të vendit”, ka thënë Makolli.
Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri thotë se diaspora kosovare nuk sjell investime, nëse, siç thotë ai, një javë apo më shumë pret për një dokument të thjeshtë të udhëtimit.
“Qeveria e Kosovës duhet të nxjerrë urdhëresa të veçanta për diasporën, ku lejet për biznes të bëhen në afat sa më të shpejtë të mundur”, ka thënë Shatri për Zëri.
Sipas tij, edhe Kuvendet Komunale duhet të ndajnë zona të veçanta që t’u mundësohet atyre ta sjellin kapitalin në Kosovë, në mënyrë që të ndikohet në zhvillimin ekonomik të vendit.
Ish-ministri i Ekonomisë ka thënë se shumica e mjeteve që sjellin emigrantët në Kosovë, shkojnë për konsum e shumë pak prej tyre janë të orientuara në investime kapitale, ndërsa dërgesat e emigrantëve kanë stagnuar në rreth 500 milionë euro që disa vite.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













