Lajme

Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi

Në rrugët e Nju Jork-ut, sot është zhvilluar parada e përvitshme e komunitetit shqiptar, në rrugët e “Mollës së Madhe” duke “pushtuar” vendin me ngjyrat kuq e zi.

Mijëra shqiptarë, marshuan përgjatë Central Park në West Manhattan, duke sjellë ngjyrat e flamurit në qendrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.

Parada u organizua nga “Albanian Roots”, ndërsa para saj kreu i bashkisë së Nju Jorkut organizoi një pritje për komunitetin shqiptar.