E-Diaspora

Mijëra shqiptarë janë duke punuar në Katar për Botëror

Shqiptarët në Katar punojnë në shumë fusha dhe jo vetëm në ndërtim. Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorët e shërbimit, si hoteleri etj

Katari po përgatitet intensivisht për Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në këtë vend më 2022. Stadiumet e saj i kanë lënë pamend të gjithë, derisa mijëra punëtorë janë angazhuar e po punojnë në këtë vend.

Ambasadori i Katarit në Tiranë, Ibrahim Hashim al Sada është shprehur se janë mijëra shqiptarë që po punojnë në Katar në ndërtimin e stadiumeve të reja për Botërorin 2022.

Në një intervistë në emisionin “Passport” në “Scan.tv”, foli për bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve, ndërsa thekson vullnetin për të forcuar dhe më tej bashkëpunimin, përcjell albinfo.ch.

“Në fakt, nuk ka statistika zyrtare për numrin e punëtorëve shqiptarë në Katar për shkak se disa hyjnë e të tjerë dalin sipas vëllimit të punimeve, por në total numri i tyre i kalon disa mijëra.

Shqiptarët në Katar punojnë në shumë fusha dhe jo vetëm në ndërtim. Shumë prej tyre janë të punësuar në sektorët e shërbimit, si hoteleri etj”, ka thënë ambasadori.