Lajme
Mijëra qytetarë vizituan panairin “AGROKOS 2012”
Gjatë ditëve të kaluara, dhjetëra kompani vendore dhe të rajonit, ekspozuan prodhimet e tyre para opinionit kosovar
Mijëra qytetarë nga Kosova, por edhe nga rajoni e kanë vizituar Panairin e agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve “AGROKOS” e cila u mbajt për katër ditë në Prishtinë, ndërsa përfundoi të premten pasdite. Gjatë ditëve të kaluara, dhjetëra kompani vendore dhe të rajonit, ekspozuan prodhimet e tyre para opinionit kosovar. Sipas organizatorëve, ky panair i 12-ti me radhë, ka shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim me panairet e kaluar. “Edhe pse moti ishte i ftohtë dhe me shi, interesimi i qytetarëve për ta vizituar këtë panair ishte i kënaqshëm”, thuhet një kumtesën përmbyllëse lëshuar nga kompania organizuese “CEO – Congress & Event Organization”.Këtë vit panairi, sipas saj, u vizitua edhe nga një numër shumë i madh i vizitorëve nga shtetet e rajonit, gjë që dëshmon që panairi “AGROKOS” tashmë është bërë i njohur edhe jashtë kufijve të shtetit tonë.Sipas organizatorit, “CEO – Congress & Event Organization”, kompani nga nëntë shtete ekspozuan produktet e tyre në “AGROKOS 2012”, përfshirë këtu edhe ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia.“Këto të fundit këtë vit kishin zgjedhur pikërisht panairin “AGROKOS 2012” që të marrin pjesë në mënyrë të organizuar dhe të promovohen para vizitorëve në Kosovë prodhimet e tyre dhe rrjedhimisht të gjejnë partnerë për bashkëpunim:, thuhet më tej në komunikatë.Po ashtu, sipas organizatorëve, këtë vit me ndihmën e Institutit Riinvest, nën emërimin “Frutat e Kosovës” dhe “nga Rahoveci” si ekspozues në panair, kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i prodhuesve vendorë.Ndryshe “AGROKOS 2012” u organizua nga CEO – Congress & Event Organization, e ndihmuar nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Agjencia për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë (Invest in Macedonia), Oda Ekonomike e Diasporës Shqiptare (OEDSH) si dhe shumë përkrahës të tjerë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













