Bota
Mijëra policë mobilizohen për samitin e G7-s
Për sigurinë e G7-s në Biariz (jugperëndim), që zhvillohet këtë fundjavë, janë mobilizuar 13,200 forca policore të mbështetura nga forcat ushtarake, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme i Francës.
“Ne nuk tolerojmë asnjë veprim të tepruar. Nëse ndodh, ne do t’i përgjigjemi”, shtoi para medias Christophe Castaner, ndërkohë që po shkonte në këtë qytet bregdetar, ku do të mbahet samiti nga 24 deri më 26 gusht.
“G7-a -theksoi ministri- është objekt potencial i tri kërcënimeve madhore, duke filluar nga ajo e individëve të dhunshëm, të cilët nuk i përziej me manifestuesit paqësorë”.
Ai përmendi gjithashtu kërcënimin terrorist, për të cilin një samit ndërkombëtar përbën një shënjestër, ndonëse ai pranoi se për momentin nuk ka asnjë alarm të kësaj natyre.
Në fund ai foli edhe për kërcënimin kibernetik, duke aluduar për sulme të mundshme nëpërmjet internetit, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit















