Lajme
Mijëra përkrahës të presidentit Trump, protestë në Washington
Mediat amerikane kanë raportuar se mijëra konservatorë të mbledhur në qendër të Washingtonit për një protestë të madhe kundër rezultateve të zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Njerëzit, të shumtë në numër, kanë mbushur rrugët vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.
Siç shkruan CNN, shumica e protestuesve janë përkrahës të përditshëm të Trumpit në disa grupe që identifikohen si ekstremë të djathtë, supremacistë të bardhë, ose të njohur për teori konspirative.
Ata që ishin mbledhur disa orë para se të niste protesta u panë të ngazëllyer kur autokolona e presidentit Trump kaloi nga vendi i ngjarjes. Disa prej tyre vrapuan drejt limuzinës së tij ndërsa po kalonte.
Trump më pas bëri një postim në Twitter, duke thënë se ishte i emocionuar derisa shihte protestuesit kundër zgjedhjeve. Ndërsa, në një tjetër postim, Trump shkroi se mediat nuk po e tregojnë numrin e vërtetë të protestuesve, pavarësisht se i kanë reporterët aty.
.@FoxNews and the Fake News Networks aren’t showing these massive gatherings. Instead they have their reporters standing in almost empty streets. We now have SUPPRESSION BY THE PRESS. MAGA! https://t.co/RMOa4jKZwA
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 14, 2020
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












