Shqipëria
Mijëra italianë u mashtruan nga një Call Center me bazë në Shqipëri, arrestohet një grup shqiptarësh
Gjatë ditëve të vështira të pandemisë gati 1200 qytetarë italianë kanë rënë pre e një skeme të sofistikuar të mashtrimit me investimet online në bursë nga një grup kriminal me bërthamë në Tiranë.
Skema e konsideruar si komplekse është zbërthyer nga një hetim i SPAK dhe prokurorisë italiane, që çoi në pranga 3 persona, mes të cilëve një pronar Call Centeri dhe shpalli në kërkim 5 të tjerë.
Të arrestuar deri tani janë Valbona Abedinaj, Elisa Caci dhe Gilberdo Pushani. Organizata kriminale dyshohet të ketë përvetësuar 3 milionë euro në total, por sipas prokurorit të SPAK, Ened Nakuci, kjo mund të jetë vetëm maja e ajsbergut dhe shifra mund të jetë me e lartë, transmeton A2, përcjell Albinfo.ch.
Paratë e përvetësuara janë investuar në monedhë elektronike bitcoin, duke e bërë sipas prokurorëve, të pamundur gjurmimin e tyre, si edhe kthimin pas.
Por si futeshin në kurth italianët? Viktimat janë joshur jo vetëm prej fitimit të shpejtë, por kanë gjetur miq dhe besim tek ata që përtej telefonit po i mashtronin. Sipas prokurorisë, për shkak të besimit të krijuar, klientët kanë lejuar mashtruesit t’i përdorin në distancë kompjuterin personal, si edhe iu kanë dhënë akses në shërbimet bankare në rrjet.
Kjo është shfrytëzuar nga mashtruesit, që iu kanë marrë foto dhe dokumente personale, me të cilat i shantazhonin nëse kërkonin të tërhiqeshin nga investimi. Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar në Itali, por teksa hetimi është në vijim prokurorit italian që ndoqe i hetimin tha se ka mundësi që një pjesë e operatorëve telefonike të kenë qenë në Itali.
Ndërkohë në shtetin fqinj është gjetur dhe sekuestruar serveri i Call Centerave shqiptare, duke realizuar kështu një fikje totale të infrastrukturës digjitale të organizatës.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










