Lajme
Migrimi, vazhdon të tërheqë kosovarët
Shtetet ku më së shumti kanë emigruar qytetarët nga Kosova, janë Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.
Miti i daljes jashtë vendit vazhdon të jetë tërheqës për një numër ë madh qytetarësh të Kosovës. Ata dëshirojnë të migrojnë në vende të ndryshme të Evropës, nëse për një gjë të tillë iu jepet mundësia. Ekspertë të kësaj fushe dhe disa qytetarë, thonë se situata politike dhe ekonomike po i “motivon” ata ta braktisin Kosovën.
Sipas demografëve, mbi 10 mijë është numri i qytetarëve që brenda një viti lëshojnë Kosovën, kurse të rinjtë janë më të motivuar, për shkak të, siç thonë ata, mosperspektivë s në vendin ku jetojnë.
Behar Jashari, student në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, thotë se ka shpresuar se pa shpalljes së pavarësisë së Kosovës, gjërat do të ndryshojnë, por edhe kjo periudhë e shtetësisë nuk ka sjellë perspektivë për të rinjtë.
Për këtë arsye, Behari thotë se me dëshirë do ta lëshonte Kosovën.
“Kudo, vetëm jashtë Kosovës. Në Kosovë nuk ka perspektivë për të rinjtë . Këtu është bërë njëjtë si të përfundosh fakultetin si të mos shkosh fare, prapë pa punë mbetesh”, shprehet Behar Jashari.
Ndryshe, sipas disa anketave të organizatave joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, që veprojnë në Kosovë, thuhet se deri në 25 për qind e qytetarëve janë të intresuar të migrojnë apo kanë plane të tilla.
Në këtë kategori janë kryesisht të rinjtë nga 25 deri 35 vjeç që kanë përfunduar studimet dhe nuk arrijnë të punësohen në profesionet e tyre.
Por, autoritetet kompetente në Kosovë vazhdimisht kanë bërë thirrje se ikja jashtë vendit është sakrificë që nuk ia vlen.
Pavarësisht kësaj, një e re tjetër nga Prishtina, Blerina Avdiu, pohon se në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, me dëshirë do ta braktiste Kosovën.
“Jeta në Kosovë nuk është e mirë për të rinjtë. Në të gjitha institucionet, qoftë edhe në institucionet arsimore, ekziston nepotizmi. Edhe regjistrimi i studenteve realizohet në bazë të këtij fenomeni. Është katastrofë ”, thotë Blerina Avdiu.
Në anën tjetër, sipas statistikave të Policisë së Kosovës sa i përket kontrabandimit me emigrantë dhe trafikimit me njerëz, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në bazë të Kodit Penal, janë të hapura 14 raste për kontrabandim me emigrantë , kurse sa i përket trafikimit me njerëz, janë të hapura 17 raste.
Në Kosovë migrimi daton që nga vitet ‘60, kurse një trend më i madh ka ndodhur gjatë viteve 1998- 1999, gjatë luftës në Kosovë.
Pas luftës, migrimi ka qenë i stimuluar nga kushtet e vështira socio –ekonomike, thonë demografët dhe sociologët.
Demografi Tefik Basha, profesor në departamentin e Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyre, për Radion Evropa e Lirë, thotë se ekzistojnë dy faktorë kryesorë që ndikojnë në motivimin e qytetarëve të Kosovës për të migruar jashtë vendit.
Sipas tij, ata janë faktorët shtytës dhe tërheqës.
“Faktorët shtytës kanë qenë ata që kanë ndikuar në migrimin e popullatës jashtë Kosovës. Do të thotë kanë qenë shkaqet ekonomike, politike, sociale. Ka qenë një trend, që mbi 12 mijë qytetarë në vit kanë dalë jashtë Kosovës. Por, këto shifra janë të ndryshme në kuadër të hapësirës rajonale të Kosovës. Këtu si rajon më emigrues është treguar komuna e Suharekës”, thotë profesori Basha.
Edhe sociologët konsiderojnë se trendi i migrimit është në rritje e sipër, dhe arsye e gjithë kësaj është gjendja socio-ekonomike.
Sociologu Fadil Maloku, profesor në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Prishtinës, njëherësh kryetar i Shoqatës së Sociologëve të Kosovës, pohon se trendi për të migruar në vendet perëndimore, ka qenë aktual që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë.
Por, me rritjen e shkallës së papunësisë dhe varfërisë, migrimi, sipas sociologut Maloku, nuk shihet si dëshirë, por si nevojë mbijetese., shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Edhe në bazë të analizave të bëra nga Shoqata e Sociologëve të Kosovës, rezulton se motivet kryesore janë të natyrës ekonomike . Mos të harrojmë se Kosova është një vend që edhe 15 vjet pas luftës, ende ka një shkallë të lartë, enorme, të papunësisë dhe varfërisë”, deklaron sociologu Maloku për Radion Evropa e Lirë.
Sidoqoftë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës tashmë sa herë kanë deklaruar se koha e migrimit ilegal ka përfunduar dhe Kosova është në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian, për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të Bashkimin Evropian.
Sipas tyre, migrimi duhet bërë në forma ligjore, duke përfshirë këtu migrimin për qëllime studimi, punësim sezonal, shkëmbime eksperience, si dhe trajnime të ndryshme.
Sipas të dhënave zyrtare, numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës është mbi 700 mijë.
Shtetet ku më së shumti kanë emigruar qytetarët nga Kosova, janë Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











