Lajme
Migrimi: Pse po e braktisin Maqedoninë?
Shkupi, Ohri dhe Tetova, janë qytetet e Maqedonisë, ku shumica e qytetarëve kanë emigruar. Kështu thonë statistikat e publikimit “Migracioni 2014”. Enti Shtetëror i Statistikave të Maqedonisë ka publikuar të dhënat e para për emigrimin e brendshëm dhe të jashtëm në Maqedoni në periudhën nga viti 2010 deri 2014.
Sipas këtij dokumenti zyrtar për një periudhë 5-vjeçare prej Maqedonisë emigruan 17 912 persona.
Qyteti nga i cili vitin e klauar emigruan më së shumti është Shkupi – 1786 njerëz, e ndjekur nga Ohri me 643 persona, 446 nga Tetova, në Kumanovë 399, 353 Strugë, Manastir 321, Gostivar 278, Prilep dhe Shtip nga 240. Mirëpo, supozimet e ekspertëve është se shifrat janë shumë të larta për shkak se shumë prej emigrantëve janë pa qëndrim të ligjshëm dhe se në Maqedoni regjistrimi i fundit i popullsisë dhe ekonomive familjare është kryer në vitin 2002.
Përveç kësaj, dhe Banka Botërore ka publikuar të dhënat në mes 1998-2012, ku thuhet se 447.137 qytetarë nga Maqedonia u largua nga vendit. Edhe statistikat e “Eurostat-it” thuhet se të njëjtën periudhë janë larguar 230 mijë njerëz nga Maqedonia, duke siguruar vendbanim ligjor jashtë vendit, nga të cilat rreth 50 për qind janë më të rinj se 30 vjet. Dhe shumica e sondazheve, sipas VoA, gjatë viteve ka treguar se shumica e të larguarve janë të rinjtë të papunë, duke kërkuar jetë më të mirë.
Tendenca e qytetarëve të Maqedonisë për të emigruar jashtë vendit nuk është e re. Ajo filloi në periudhën e tranzicionit dhe vazhdon sot e kësaj dite. Vetëm vitin e kaluar u largua nga vendi 839 persona. Shumica e tyre janë në mes të 30 dhe 60 vjet. Arsyet kryesore për braktisjen e vendit janë papunësia, pagat e ulëta, martesat, shkollimi i përkohshëm ose për punë të përhershme jashtë shtetit.
Të dhënat zyrtare nga Entit Shtetëror i Statistikës tregojnë se destinacioni i preferuar për ata që lënë vendin për një jetë më të mirë janë Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania në Evropë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












