Bota
Migrantët transferojnë rekord parash nëpër vendlindjet e tyre
Vendi me të hyrat më të mëdha të kapitalit është India me 69 miliardë dollarë, ndërsa pasojnë Kina (64 milardë), Filipinet (33 miliardë), Meksiko (31 miliardë), Nigeria (22 miliardë) dhe Egjipti (20 miliardë
Remintencat e migrantëve në vendet e tyre të origjinës kanë arritur një rekord të ri prej 466 miliardë dollarësh gjatë vitit të kaluar.
Në një kundërvlerë prej 379 miliardë euro, sipas Bankës botërore kjo shifër është rritur me mbi tetë për qind nga viti i mëparshëm.
Rritjet janë shtuar kryesisht në transferimet e të hollave në Evropë, Rusi dhe SHBA. Me 47 miliardë dollarë, transferimet më të mëdha të të hollave janë bërë nga SHBA në vendet e origjinës, thuhet në një raport të Bankës botërore, përcjell Albinfo.ch. Në vendin e dytë qëndron Gjermania me 12,6 miliardë dollarë, në vendin e tretë Arabia Saudite me 12,2 miliardë dollarë.
Vendi me të hyrat më të mëdha të kapitalit është India me 69 miliardë dollarë, ndërsa pasojnë Kina (64 miliardë), Filipinet (33 miliardë), Meksiko (31 miliardë), Nigeria (22 miliardë) dhe Egjipti (20 miliardë).
Transferimet e të hollave në vendet e tyre të origjinës, e përbëjnë një pjesë të madhe të prodhimit bruto vendor. Pjesa e prodhimit bruto vendor përmes transferimit të parave nga Egjipti jashtë vendit është rreth gjashtë për qind.
Banka Botërore është duke llogaritur rritje të transferimit të parave nëpër vendet me të ardhura të ulëta apo të mesme, për katër për qind, që arrin shumën prej 485 miliardë dollarësh.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










