Bota
Migrantët po jetojnë në kushte të vështira afër zonës së kufirit Serbi-Hungari

Dhjetëra migrantë, shumica nga Afganistani dhe Pakistani janë duke jetuar në disa ndërtesa të braktisura në Serbi, afër kufirit me Hungarinë. Ata po përballen me motin e ftohtë të stinës së dimrit, shkruan “Radio Evropa e Lirë”.
Disa prej tyre janë strehuar në provincën e Vojvodinës. Shumë migrantë janë duke jetuar në shtëpi të braktisura afër kufirit për të kaluar me lehtë të ftohtin, përcjell albinfo.ch.
Banorët lokalë, sidomos disa pronarë të fermave kanë dëbuar migrantët nga Baçki Vinogradi, duke thënë se ata po u shkatërrojnë pasurinë e tyre.
Mijëra migratë dhe refugjatë kanë mbetur në Serbi, pasi rritjes së kontrollit kufitar dhe mbylljes së të ashtuquajturës “Rruga ballkanike”, për në Bashkimin Evropian më 2015.
Hungaria i ka mbyllur kufijtë e saj totalisht më 2015 dhe që nga ajo kohë ka lejuar vetëm 10 persona në ditë, kryesisht familjarë të kalojnë kufirin nga Serbia.
Sipas grupeve për ndihma në Serbi, aktualisht jetojnë rreth 4,000 migrantë në kampet zyrtare të këtij vendi.
E-Diaspora
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm Raportohet se 31 vjeçari shqiptar S.Sh, pjesëtar i grupit “Hellbanianz” është dënuar me burgim të përjetshëm...
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor