Bota
Michelle Obama, gruaja më e admiruar në botë
Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara Michelle Obama është gruaja më e admiruar në botë në sytë e amerikanëve, gruaja e parë përveç Hillary Clinton-it e cila përcaktohet si e tillë në 17 vjet, sipas një sondazhi të ri Gallup-it.
Zonja Obama fitoi me një diferencë të madhe në sondazhin e këtij viti. Në tre sondazhe të mëparshme ajo renditej e dyta pas ish-sekretares së shtetit dhe ish-zonjës së parë Hillary Clinton,shkruan VOA përcjell albinfo.ch
Personaliteti televiziv miliarderja Oprah Winfrey u rendit në vendin e dytë, pasuar nga Hillary Clinton dhe Zonja e Parë aktuale Melania Trump.
Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.
Për të 11-in vit me radhë ish-presidenti Barak Obama u rendit i pari në listën e burrave më të admiruar duke kaluar pasardhësin e tij, presidentin Donald Trump, i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi.
Ish-Presidenti George W. Bush u rendit i treti dhe Papa Françesku në vendin e katërt.
Sondazhi, i cili u krye gjatë këtij muaji, u kërkonte të amerikanëve të anketuar të përcaktonin gruan dhe burrin që ata admironin më shumë prej çdo vendi të botës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










