Shqipëria
Meta dekoron Kardinalin Troshani me titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekoroi me titullin më të lartë, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Kardinalin Ernest Simon Troshani, në ceremoninë e cila u zhvillua në Kishën e Shën Andonit në Laç.
Presidenti Meta e vlerësoi Kardinalin Troshani si simbol të rezistencës dhe përkushtimit të pashembullt ndaj vlerave dhe idealeve kombëtare, përcjell albinfo.ch.
“Kjo dekoratë me emrin e madhështorit dhe të pavdekshmit, Heroit tonë Kombëtar, shqiptarit më të gjallë ndër të gjallët, siç do të shprehej Fan Noli, i jepet sot Kardinalit Troshani, si përfaqësues i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ua kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes dhe qëndresës dinjitoze në shërbim dhe respekt të atdheut dhe kombit”, ka thënë Meta.
Kardinali Ernest Simon Troshani është një nga dëshmitarët e fundit të gjallë të gjeneratës së klerikëve shqiptarë që u persekutuan mizorisht.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











