Lajme
Presidenti Meta akuzohet për 17 shkelje kushtetuese
Presidenti i Shqipërisë para shkarkimit. Në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur rreth orës 10:00 seanca për të votuar, si asnjëherë më parë, shkarkimin e presidentit të Republikës.
Kreu i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni, prezantoi para deputetëve raportin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, raport i cili, siç tha, i është dërguar edhe kreut të shtetit dhe është botuar në Fletorën Zyrtare.
Shumicës socialiste i duhen 94 vota për ta larguar presidentin Meta nga detyra përpara përfundimit të mandatit.
Para nisjes së seancës së sotme, Partia Socialiste ka mbledhur grupin parlamentar.
Komisioni parlamentar i ngritur për të hetuar veprimtarinë e Metas gjatë zgjedhjeve të 25 prillit i ka konsideruar “shkelje të rënda” qëndrimet dhe deklaratat e shprehura prej tij.
Në raportin përfundimtar prej 96 faqesh, thuhet se “Presidenti shkeli 17 nene të Kushtetutës” dhe se “këto shkelje konsiderohen nga komisioni si shkelje të rënda”.
Ndërkohë, kreu i shtetit e ka cilësuar Kuvendin që do të mblidhet për shkarkimin e tij “antikushtetues”.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











