Shqipëria
Mësuesja shtyn Ramën që të urdhërojë furnizimin me barna në Onkologji
Rama, bashkë me mësuesen shkuan në spital për të konfirmuar nisjen e kurimit për pacientët që ishin në pritje për trajtimin e kancerit të gjiri
Një mësuese nga Rrësheni, e diagnostikuar me kancer të gjirit ka bërë që kryeministri Edi Rama të japë urdhër që në spitalin Onkologjik të Tiranës të nisë furnizimi me ilaçin e quajtur Herceptine.
Rama, bashkë me mësuesen shkuan në spital për të konfirmuar nisjen e kurimit për pacientët që ishin në pritje për trajtimin e kancerit të gjirit.
“800 flakonë vinin në vit para 4 vitesh. Tani vijnë 4 mijë. Mirëpo nevoja është për më shumë. Ne duhet të dyfishojmë vetveten sot, edhe pse kemi më shumë se 4-fishuar në raport me atë që gjetëm”, ka thënë kryeministri Rama.
Ndërsa mësuesja Valbona Reci ka thënë se ka rreth një vit që është paciente në Spitalin Onkologjik. “Jam diagnostikuar me kancer të gjirit. Vazhdoj akoma kurën me një ilaç që quhet herceptinë. Është përcaktuar 18 herë që duhet ta marr në një afat çdo 21 ditë dhe jam e kënaqur më këtë nismë”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













