Futboll
Messi tregon favoritët e tij për ta fituar Kupën e Botës
Lionel Messi po e cilëson Anglinë si një nga favoritët për Kupën e Botës të këtij dimri në Katar.
Yylli i PSG -së do të udhëheqë Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës muajin e ardhshëm, me skuadrën aktualisht në një seri pa humbje prej 34 ndeshjesh, në atë që ka të ngjarë të jetë turneu i fundit ndërkombëtar i tij.
Messi beson se skuadra e Gareth Southgate, së bashku me Brazilin, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën do të ofrojnë kërcënimet më të mëdha të turneut, megjithëse ai thotë se janë dy kombe që dallohen nga të tjerët.
Duke folur për RMC Sport, 35-vjeçari tha: “Sa u përket favoritëve, ka ekipe të mëdha, si Brazili, Gjermania, Franca, Anglia dhe Spanja”.
“Dhe jam i sigurt se po harroj disa”.
“Por, nëse më duhet të zgjedh një ose dy, sot mendoj se Brazili dhe Franca janë dy kandidatët e mëdhenj për këtë Botëror”, ka shtuar më tej ai.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










