Futboll
Messi fiton Topin e 6-të të Artë në karrierë, hyn në histori!
Messi është lojtari që ka fituar më shumë Topa të Artë në karrierë.
Duket se lojtari i quajtur Lionel Messi është vetë historia e futbollit.
Është bërë e ditur se sulmuesi argjentinas i Barcelonës fitoi për herë të 6-të në karrierë Topin e Artë, trofe që iu dorëzua nga Luka Modric, fituesi i edicionit të kaluar, në mbrëmjen gala të organizuar nga France Football, transmeton albinfo.ch.
Në këtë mbrëmje Messi mposhti konkurrencën qendërmbrojtësit të Liverpoolit Virgil Van Dijk, por edhe të Cristiano Ronaldos dhe Sadio Mane që bënin pjesë në 4-shen e parë.
Messi la pas CR7-ën që ka 5 Topa të Artë dhe është lojtari që ka fituar më shumë Topa të Artë në karrierë.
Po ashtu, në fjalën e tij argjentinasi u shfaq shumë i lumtur për këtë trofe të fituar, ndërkohë që falënderoi edhe shokët e skuadrës te Barcelona që i kanë mundësuar të realizojë 45 gola në sezonin e fundit.
Van Dijk dhe Ronaldo kompletuan podiumin duke zbritur në vendin e 4-t senegalezin Sadio Mane. /Albinfo.ch.

Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












