Futboll
Messi, a do të fitojë trofeun që i mungon?
Lionel Messi ka fituar shumë trofe në karrierën e tij. Por, një i mungon
Lionel Messi është shtatë herë fitues i Topit të Artë. Një rekord botëror. Shumë thonë se është futbollisti më i mirë i të gjithë kohërave, shkruan albinfo.ch.
Ka fituar Kampionatin e Amerikës me Argjentinën, pesë herë Ligën e Kampionëve. Ka thyer shumë rekorde me gola, asistime e paraqitje me klubin dhe kombëtaren.
Në këtë Botëror është bërë shënuesi më i mirë i Argjentinës dhe gjithashtu argjentinasi me më shumë paraqitje në Kampionate Botërore.
Por, një trofe i mungon. Pikërisht Kupa e Botës, ku sonte zhvillohet finalja mes Argjentinës dhe Francës nga ora 16:00. Kjo njëkohësisht do të jetë sfida e fundit për Messin në Botërore.
Miliona adhurues në botë duan që Argjentina të fitojë Botërorin, për shkak të Messi, një magjistar që i ka dhuruar shumë futbollit. Sonte është rasti i tij i fundit për të fituar Botërorin dhe për të kurorëzuar një karrierë që nuk e ka pasur askush deri më tani.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit










