Bota
Mësohet identiteti i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit, kishte edhe fëmijë
Një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në Maqedoni, ku si pasojë kanë vdekur katër persona, përcjellë albinfo.ch.
Sipas burimeve të Alsat rrëzimi i aeroplanit ka ndodhur 4.7 km në veri-perendim të Solunska Glave, në trekëndëshin mes Makedonski Brod, rajonin e SPB-Shkup dhe SPB-Veles.
Ndërkohë mësohet edhe identiteti i viktimave, bëhet fjalë për Boshnakov Angelov Georgi i lindur në vitin 1970, B.G. e lindur në vitin 2005, dhe Boshnakova Kornajeva Tzoneva Kalina e lindur në vitin 1972, që të gjithë nga Republika e Bullgarisë.
Para se të gjendej i rrëzuar, aeroplani ishte shpallur i zhdukur.
“Në orën 16:16 janë humbur kontaktet me avionin e tipit Cesna P210H, i cili ka fluturuar nga Ohri për në Sofje. Për shkak të kushteve të këqija të motit, piloti ka vendosur të aterojë në Shkup, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka kërkuar leje që të vazhdojë për në Sofje”, tha drejtori i Agjencisë së Aviacionit Civil, Nikollçe Tasevski, kishte njoftuar AIM, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












